Skuadra e Elches nuk ia doli ta shfrytëzonte maksimalisht faktorin fushë përballë Espanyolit, me të cili u nda në barazim 2-2. Për skuadrën katalanase nuk ishte i disponueshëm Keidi Bare për shkak të një problemi muskulor.

Vendit e mbyllën në epërsinë e një goli pjesën e parë, falë finalizimit të saktë të Boye, por Espanyoli përmbysi gjithçka brenda dy minutave me Morales (51’) dhe de Tomas (52’).

Gjithsesi, vendësit mundën të shmangin humbjen me golin e Benedettos 5 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Top Channel