FOTOT/ Arrestohet tregtari më i madh i kokainës në Kolumbi, operacioni për kapjen e tij i ngjashëm me atë të Pablo Escobar

24/10/2021 08:46

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi, Dario Antonio Ushuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në Nekokli, një nga bastionet kryesore të Clan del Golfo, pranë kufirit me Panamanë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar qeveria kolumbiane, ditën e djeshme.

“Urime forcave të sigurisë për arrestimin në Nekokli të Dairo të Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si ‘Otoniel’, udhëheqësi i lartë i Klanit del Golfo”, tha Emilio Archila, një këshilltar i Presidentit Ivan Duque, në një shënim në Tëitter.

Vetë presidenti kolumbian e krahasoi arrestimin e Otoniel me rrëzimin e Pablo Escobar rreth tre dekada më parë. “Clan del Golfo” është banda më e fortë e trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh në botë i kokainës.

Arrestimi i Otoniel brenda strehës së tij në xhunglën e Kolumbisë veriperëndimore është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend. Otoniel gjithashtu ishte dëbuar nga SHBA dhe për gjetjen e tij ishte ofruar një shpërblim prej 5 milion $.

Në fakt, gjykatat federale në Brooklyn dhe Miami e kanë akuzuar atë për importimin e të paktën 73 tonë kokainë në Shtetet e Bashkuara midis 2003 dhe 2014 përmes vendeve të tilla si Venezuela, Guatemala, Meksika, Panamaja dhe Hondurasi.

Dario Antonio Ushuga u arrestua në Nekokli, një nga bastionet kryesore të Clan del Golfo, pranë kufirit me Panamanë.

Otoniel, 50 vjeç, udhëhoqi ‘Clan del Golfo’ të formuar nga ish-anëtarë të grupeve paraushtarake të ekstremit të djathtë që luftonin guerilët e krahut të majtë deri në vitin 2010. Banda ka një prani në gati 300 komuna në të gjithë vendin, sipas Indepaz-it të pavarur ekzekutorët e saj kanë ushtruar terror kryesisht në Kolumbinë veriore për të fituar kontrollin e rrugëve kryesore të trafikut të kokainës nga Amerika Qendrore në Shtetet e Bashkuara.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel