E diel, 05 Dhjetor 2021
17:34
Foltorja e SHBA-ve, mbështetësit e Berishës me makina e flamuj

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë  mbledhur në New Jeresy këtë të dielë për mbajtjen e Foltores së SHBA-ve.

17:34
Korçë/ Makina përplas këmbësoren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Policia njofton se një makinë ka përplasur një këmbësore 58-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

17:29
Makina përplas motomjetin, një person niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Tapizë- Thumanë. Policia  njofton se një makinë është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

17:22
Drita mban ritmin e kryesuesve, thyen kampionët në “Fadil Vokrri”

Vetëm një gol është shënuar në tre ndeshjet e sotme në kampionatin e Kosovës. Prishtina-Drita ishte supersfida e javës së 17-të.

17:21
Zgjohu Europë!

Separatistët po e çojnë Bosnje-Hercegovinën drejt katastrofës. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndalë këtë. Në vendin perëndimor ballkanik BE mbron vlerat e saj, është i mendimit Christian Schwarz-Schilling.

16:39
Karta me simbolet e PD për Kuvendin e Berishës, reagon Bardhi: Nuk janë të autorizuara! Falsifikim

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas shpërndarjes së badge-ve me logon e PD dhe Kuvendit Kombëtar për datën 11 dhjetor.

16:25
Zetori përmbyset për shkak të lagështirës/ Ndërron jetë 55-vjeçari, dëmtohet vajza e mitur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hamil, të Fierit. Policia njofton se për shkak të lagështirës një zetor është përmbysur, duke i marrë jetën një 55-vjeçari dhe ka lënë të dëmtuar vajzën e tij të mitur.  

16:21
Kosovë/ Qeveria merr masa të reja kundër covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duke prezantuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, ka thënë se masat po merren pas rekomandimeve dhe duke parë përhapjen së COVID-19, si dhe paraqitjes së versionit Omikron, i cili ka një përhapje më të shpejt.

16:16
Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ 23-vjeçari humb kontrollin e makinës, tre të plagosur

Tre persona janë dëmtuar në aksidentin e ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

16:10
Sulm i armatosur në Nigeri, humbin jetën 29 ushtarë

29 ushtarë humbën jetën në një sulm të armatosur në kufirin e Nigerisë me Burkina Fason.

15:42
Ndihmoi të vëllanë, Andrew Cuomo/ CNN shkarkon gazetarin Chris Cuomo

Rrjeti televiziv CNN, shkarkoi të shtunën gazetarin Chris Cuomo. Kjo masë ndaj tij erdhi menjëherë pasi dolën në dritë hollësi të reja se ai ndihmoi të vëllanë, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andreë Cuomo, teksa politikani u përball me akuza për ngacmim seksual.

15:30
Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Papa Françesku vizitoi të dielën një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos për të shprehur mbështetjen për ta. Ai kritikoi ashpër indiferencën e treguar nga Evropa, e cila ka përdorur fondet e përgjithshme për të ndërtuar mure për bllokimin e emigrantëve.

15:12
Prova e javës/Banorët do të duhet të gjejnë numrin e saktë të këpucëve

Ditën e djeshme banorët kanë zhvilluar provën javore.

15:11
Një muaj paraburgim për personat e arrestuar në rastin “Subvencionet”

Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor caktoi masën e paraburgimit prej një muaji për 31 të arrestuarve lidhur me rastin e njohur si “Subvencionet”.

14:59
“35 mijë euro për të ndërruar identitet”/ Porositësi i vrasësit të komisarit Artan Cuku jetonte si grek, si u pajis me pasaportë false nga grupi kriminal

Porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet të rremë grek për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri.

14:51
Vitrina e librit/ Ëndërr në Pallatin e Kuq- Vëllimi 1 & Vëllimi 2 – Cao Xueqin

Libri ‘Ëndërr në Pallatin e Kuq’, i njohur edhe si Historia e Gurit, është një nga romanet më të mëdha të letërsisë kineze.

14:48
Vitrina e librit/ Qielli i rremë dhe tregime të tjera- JULIO CORTÁZAR

JULIO CORTÁZAR (gusht 1914 – shkurt 1984) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj argjentinas dhe të mbarë gjuhës spanjolle të shekullit të XX-të.

14:47
Cara si simbol i Partizanit, talenti përmirëson shifrat personale nga sezoni i kaluar

Një sezon më parë, Tedi Cara luajti në 34 ndeshje me Partizanin, shënoi 5 herë dhe dha sinjale se mund të ishte një lojtar që mund t’i besohej në të ardhmen dhe pse vetëm në 5 sfida u aktivizua si titullar. Në këtë kampionat, ringritja e Partizanit në javën e fundit, ka mbi të gjitha dhe meritat e tij. Kur jemi në javën e 10, ka shënuar po aq sa sezonin e kaluar, dhe në 3 nga fitoret e të kuqve, dy kanë patur firmën e tij, ndërsa në total i ka dhuruar të kuqve 9 pikë.

14:35
Më shumë se gjysma e rasteve aktive në Tiranë, 5 qarqet me më shumë infektuar nga covid në Shqipëri

Situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese.

14:33
Tiranë/ Policia Rrugore shton kontrollet: Arrestohen 6 persona, pezullohen 12 leje drejtimi

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidenimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, apo që sjellin vështirësi e bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

14:19
Real rigjen Jovic, sulmuesi kalon testin e trajnerit Ancelotti

Real Madrid konfirmohet si forcë e parë në La Liga, pasi mbrëmjen e të shtunës, madrilenët morën suksesin e radhës në San Sebastian përballë Sociedad.

14:11
Britania kërkon rol në Ballkan, BE hesht për të dërguarin special!

Bashkimi Europian nuk e ka komentuar zyrtarisht emërimin e ish-shefit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

14:07
Angli/ Një person vritet për hashashin, dëshmitarët: Ishte shtëpi bari ku rrinin shqiptarë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Caley Road, Angli. Policia, zjarrfikëset dhe ekipet e ambulancës u alarmuan kur një banore e zonës, e cila kërkoi të mbetet anonim, tha se tetë burra kishin mbërritur në një vilë, të armatosur me thika dhe një sëpatë.

14:03
Nxënësit myslimanë luten jashtë në të ftohtë, shkolla britanike kërkon ndjesë!

Drejtuesit e një shkolle në Britaninë e Madhe u detyruan të kërkojnë ndjesë pasi një grup nxenësish myslimanë u nxorrën nga klasa prej mësuesit të tyre dhe u detyruan të luteshin jashtë, në mes të të ftohti.

13:50
E rëndë/ Shqiptari i dënuar i jep fund jetës, var veten me lidhëse këpucësh brenda furgonit të policisë

Një i burgosur shqiptar i ka dhënë fund jetës, ndërsa ishte duke u transferuar nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

13:48
Udhëtim mbas në kohë/ Vlora dje dhe sot e pasqyruar në piktura dhe foto

Të rinjtë Juljan Bleta fotograf dhe Roland Runaj piktor, kanë bashkëpunuar për te paraqitur kujtimet dhe nostalgjinë e Vlorës së vjetër.

13:44
Telefonata Biden-Putin. Heshtje nga Shtëpia e Bardhë

Kremlini njoftoi se Presidenti Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një telefonatë me video të martën.

13:44
Donaldi po priste një sinjal? Ja si qëndron e vërteta e “mesazhit” që do t’i dërgonte Bora Zemani

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

13:39
Sapo hyri në Big Brother Vip/ Labinot Gashi tregon kush ia ka ‘rrëmbyer’ zemrën Big Mamës

Moderatori Labinot Gashi, mik shumë i mirë i këngëtares Big Mama, e fundit kjo që mbrëmjen e së premtes u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

13:37
“Djali 30 vjeç bën lojra”/Debati Antonela-Pajtim

Antonela duket se nuk do të ndalet së futuri “xixat” e saj mes banorëve.

13:29
Sot pasdite nisin reshjet e shiut/ Paralajmërimi i Institutit të Gjeoshkencave: Mund të ketë përmbytje

Pasditen e sotme priten që të nisin reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

13:15
Atdheu “mollë sherri” për dy banoret në BBV, mesazhi për Antonelën: Më lër të qetë, por krijoj lidhje që ma shkatërrove

Atdheu, i cili është përfolur si “molla e sherrit” për debatin e ashpër mes Arjolës dhe Antonelës ka folur për “Fan Club” duke treguar disa detaje.

13:10
Xhoi Jakaj komenton marrëdhënien Donald-Beatrix: Një dashuri e re fillon kur ka mbaruar një e vjetër

Në Fan Club ka ardhur për të komentuar situatën mes Beatrix dhe Donaldit, Xhoi Jakaj, shoqja e ngushtë e mamasë së Beatrixës, një person që e një mjaftë mirë këtë të fundit.

13:06
Valoni zbulon emrin, ja kush del këtë javë nga shtëpia e Big Brother

Valon Shehu, i cili ka lënë së fundmi Big Brother VIP ka folur për lojën e banorëve duke treguar se cilët janë banorët që mund të arrijnë në finale.

12:59
Valoni flet pa dorashka, si është e vërteta e “lidhjes” me Einxhel

Rrugëtimi i Valon Shehut në Big Brother ka qenë më i shkurtri. Ai u përfol se ka pasur lidhje me moderatoren Einxhel Shkira, gjë të cilën e ka mohuar.

12:52
Tiranë/ Arrestohet një person, procedohen penalisht tre të tjerë. Ja pse akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një persona si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

12:45
Po vjen cikloni nga Adriatiku/ Meteorologia jep detajet: Pas orës 3 pasdite presim…

Ditën e sotme dhe të nesërme priten reshje shiu me intensitet të lartë, kjo për shkak të një qendre ciklonare që pritet të vijë nga Adriatiku, e që po zhvillohet mes Italisë dhe Kroacisë.

12:44
Kurti: Serbia është problemi më i madh i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë.

12:40
Valoni zbulon çfarë bëri pas largimit nga Big Brother VIP: Kam ndejtur deri në 5-6 të mëngjesit duke…

Valoni, banori i fundit që ka lënë Big Brother VIP ka zbuluar se cili është veprimi i parë që ka bërë pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

12:27
“Lajme do të bësh se prandaj ke ardhur”/Debat i ashpër mes Sarës dhe Antonelës

Mbrëmjen e djeshme ka nisur një debat mes Sarës dhe Antonelës.

12:24
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!

I emëruari për kancelar të Gjermanisë, Plaf Scholz bën thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD.

12:15
Egnatia konfirmon trajnerin e ri, nesër në stërvitje me ekipin

Zekirija Ramadani do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Egnatias, e cila disa ditë më parë vendosi të mbyllte marrëveshjen me Gugash Maganin. Klubi rrogozhinas ka arritur marrëveshjen me 43-vjeçarin, teksa ky i fundit vjen me një CV të pasur sidomos në Kosovë, aty ku ia ka dalë të shpallë kampionë Trepça ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.

12:08
Atentat ndaj Erdogan/ Shmanget sulmi me bombë gjatë një takimi me presidentin turk

Mediat turke raportojnë për tentativë të dështuar në eleminimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

12:05
Masakër mjedisore prej erozionit, një pjesë plazhi në Vlorë është dëmtuar

Erozioni  në bregdetin e Vlorës prej vitesh mbetet një problem i pazgjidhur, që sa vjen e thellohet duke gllabëruar sipërfaqe toke.

11:59
Erozioni dhe rrethimi i bunkerëve nga uji i detit, bunkerizimi i Shqipërisë sërish në vëmendjen ndërkombëtare

Bunkerizimi i Shqipërisë gjatë regjimit komunist vijon të tërheqë vëmendjen e medias ndërkombëtare.

11:49
Mozaiku i Skënderbeut/Grupi i Donaldit përfundon krijimin

Mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët.

11:49
Njëri u kap me kartë ID të falsifikuar, tjetri akuzohet për dhunë në familje/ Arrestohen 2 persona në Shkodër

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për vepra të ndryshme penale. Njëri ishte shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

11:44
Takimi me kryepeshkopin e Greqisë/ Prifti i moshuar proteston dhe shan Papën: Je heretik!

Në momentin që Papa Françesku hynte në takimin e shumëpritur e shumëpërfolur me kryepeshkopin e Greqisë, Ieronimos, një prift i moshuar ka protestuar teksa thërriste “Papë, ti je heretik” në rrugën jashtë Kryepeshkopatës si për të kujtuar edhe njëherë mosbesimin e thellë mes kishës katolike dhe asaj ortodokse.

11:42
Mozaiku i Shqiponjës/Përfundon krijimin grupi i Claudios

Mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët.

11:29
Tragjedi në Gjermani/ 5 persona gjenden të masakruar me thikë dhe armë zjarri, mes tyre edhe fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  gjatë ditë së shtunë në Berlin të Gjermanisë, ku u gjetën 5 trupa të pajetë brenda një banese. Policia mori një telefonatë pasi fqinjët kishin parë viktimat në jnë shtëpi në Königs Wusterhausen, Brandenburg.

11:26
“Je afruar me Sarën për të rritur followersat”/Debati Antonela-Pajtim

Teksa po qëndronin në oborr mbrëmjen e djeshme Antonela ka debatuar me Pm.

11:16
U kapën me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë, arrestohen 3 persona në Lezhë

Lezhë – Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e OSHEE-së.

11:10
Mozaik me makarona dhe muzikë/Beniada zhvishet

Teksa po ndërtonin mozaikun në sfond u vendos kënga e Big Mamës.

11:09
Po transpotonin emigrantë nga Tiranë drejt Kapshticës me taksi, vihen në pranga 3 persona në Korçë

Tre persona janë arrestuar nga policia në Korçë pasi u kapën duke i dhënë ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

11:02
Ndizen dritat e festës së Krishtlindjeve në Betlehem, turistët munguan prej kufizimeve të Covid-19

Në Betlehem u ndezën dritat e festës së krishtlindjeve. Përballë kishës së lindjes së Krishtit ishin mijëra besimtarë e turistë si dhe kryeministri palestinez Mohamad Shtajeh.

10:51
Çfarë ndodh në episodin e 5 të serialit $NOB?

Mbrëmjen e kësaj të diele do të transmetohet Episodi 5, Sezoni 1 i serialit të shumëpërfolur “$NOB”, krijuar nga Dalina Buzi me regji nga Redi Treni.

10:51
Mozaik me makarona/Ja çfarë zgjodhi të krijojë grupi i Donaldit

Mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët.

10:47
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për dy vepra penale, 44-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Morinës

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal” është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë.

10:38
Mbrojtja e klientëve përtej Shqipërisë, avokatët kërkojnë “Open Balkan” në profesionin e tyre

Avokatët shqiptarë kërkojnë Open Balkan në profesionin e tyre dhe heqje të barrierave ligjore që i ndalon ata të mbrojnë klientët përtej Shqipërisë.

10:35
Mozaik me makarona/Çfarë zgjodhi të krijojë grupi i Claudios?

Mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët.

10:24
Arrestohen 3 persona në Vlorë/ U kapën me 30 kg kanabis në makinë, gati për ta shitur

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kapën duke transportuar 30 kg kanabis me qëllim shitjen e asaj.

10:19
Grupi i Donadit nis nga puna, përdor qirinjt për lehtësi

Mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët.

10:18
Protesta në Evropë kundër kufizimeve ndaj pandemisë

Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me sëmundjen COVID-19.

10:14
“Lojërat e fatit” i çojnë pas hekurave, arrestohen 3 persona në Fier. Shpallet në kërkim pronari i një lokali

Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, 2 janë proceduar penalisht dhe një është shpallur në kërkim për veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit.

10:05
Ndërtimi i mozaikëve, banorët ndahen në dy grupe

Mbrëmja e djeshme përcaktoi një tjetër detyrë për banorët.

10:04
Gjirokastër/ Arrestohen 3 persona, ja për çfarë akuzohen

Gjirokastër – Një 22-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.B., banues në Tiranë u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi u kap me 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva.  

09:59
Humbi kontrollin e “Audi-t”, shoferi del nga rruga në orët e para të mëngjesit. Përfundon spital me pasagjerin

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën e Malit Moravë, Korçë.

09:49
“Frika ime më e madhe ishte mami”, Rama publikon rrëfimin e Luana Vjollcës: Vaksinimi, drita në fund të tunelit

Teksa vijojnë të raportohen çdo ditë për rastet e reja dhe jetët e humbura si pasojë e koronavirusit, nga ana tjetër bëhet thirrja që të gjithë të vaksinohen për të ruajtur veten dhe personat që i rrethojnë.

09:39
Po udhëtonte nga Shqipëria për në Kosovë, ja ku e kishte fshehur drogën 27-vjeçari

Në motorin e një automjeti në pikëkalimin kufitar në Vermicë është gjetur rreth 1 kg substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni.

09:16
Vlorë/ Arrestohen 3 të rinj, si u kapën duke përdorur lojëra dhe baste sportive në lokale

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

09:03
“Më nxirrni që këtu”, çfarë do të thotë Donaldi me mesazhin në xham

Që prej spektaklit të së premtes, aktori Donald Veshaj duket se nuk ndihet mirë pasi nuk e di çfarë ndodh jashtë. Ndonëse ka deklaruar se është i qartë për situatën me Borën dhe e pëlqen shumë Beatrixën, mbrëmjen e kaluar ka lënë një mesazh në xham.

08:45
Aksident tragjik në Fushë Krujë-Milot, këmbësori përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ë aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

08:40
Gjermani: Vaksinimi me detyrim – Rrezik radikalizimi?

Për një kohë të gjatë thuhej, se nuk do të kishte vaksinim me detyrim, po kjo nuk është më tabu me zhvillimin aktual të pandemisë. Ka shumë shqetësim për pasojat sociale të një vendimi të tillë. Protesta në fundjavë.

08:26
Feijao: Fitorja më gëzon më shumë se tri golat. Titulli? Çdo ndeshje e kemi finale

Vitor Feijao realizoi tri gola në fitoren 1-6 që Kukësit arriti në Kamzë përballë Kastriotit.

08:23
Sekretari Austin: Nuk i frikësohemi fuqisë së re ushtarake të Kinës

Zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes pranojnë se përparimet e fundit në fushën ushtarake të Kinës, mes tyre testimi i një sistemi armësh hipersonike, janë arsye për t’u shqetësuar. Megjithatë Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se kjo nuk është një arsye për panik.

08:08
E rëndë në Tiranë, një grua hidhet nga kati i 3 i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

07:50
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë, në veçanti gjatë mbrëmjes.

07:17
Kremlini: Biden-Putin, bisedime virtuale më 7 dhjetor

Kremlini njoftoi se Presidenti Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një telefonatë me video të martën. Ky zhvillim vjen ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po përshkallëzohen, për shkak të rritjes së numrit të trupave ruse të dislokuara në kufirin me Ukrainën, çka po shihet si shenjë e një ofensive të mundshme ushtarake.

06:49
Ndizen dritat e festave në Durrës, qytetarët shijojnë atmosferën në qendër të qytetit

Fillimi i dhjetorit simblolizon edhe fillimin e muajit të festave.

06:42
Një gotë me lëng shege/ Për shëndet, fuqi dhe energji menjëherë

Këtë e konfirmojnë shkencëtarët sipas të cilëve, burrat dhe gratë që pijnë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut. Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike krejt natyrale. Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç.

06:16
Problemet me rruazat e shtyllës kurrizore, ja si të kuptoni simptomat

Ka shumë raste kur njerëzit zgjohen me dhimbje të mesit dhe anashkalojnë disa simptoma të lehta që tregojnë daljen nga vendi të diskut ndërruazor. Një gjë e tillë, shoqërohet me dobësi të gjymtyrëve, dhimbje të këmbës dhe mpirje të duarve.

05:50
Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre. Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkaktojnë krijimin apo përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës. Njerëzit që vuanë nga diabeti shpesh hasin probleme me manaxhimin e triglicerideve pasi diabeti është një sëmundje shumë e komplikuar.

05:15
Arsyet përse nuk duhet të hani hudhër përpara gjumit

Hudhra është padyshim një ushqim që nuk duhet të mungojë gjatë ditës. Vlerat e saj për shëndetin janë të panumërta, sidomos kundër virozave dhe inflamacionit por kur vjen puna tek gjumi, ajo nuk ka asnjë ndikim në cilësinë e tij. Sipas të dhënave hudhra është efikase në trajtimin e sëmundjeve si ateroskleroza, ishemia, problemet me imunitetin, artritin dhe problemeve me shikimin.

03:46
Clooney refuzon 35 milionë dollarë për një ditë pune

Ylli i Hollivudit, George Clooney tha se iu ofruan 35 milionë dollarë për një ditë të vetme pune, por që i refuzoi.

03:13
BE: Të shpëtojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Po përpiqemi të shpëtojmë marrëveshjen për fuqinë bërthamore të Iranit (JCPOA), deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.

02:44
Qytetarët bllokuan rrugët në Serbi/ Protestuesit kundër planit të minierave të huaja

Mijëra demonstrues bllokuan rrugët në Serbi të shtunën. Shkak u bë një plan i qeverisë për të lejuar gjigantin e minierave Rio Tinto të nxjerrë litium nga Serbia.

02:22
Merkel: Merreni seriozisht këtë virus të pabesë

Në video-mesazhin e saj të fundit si kancelare, Angela Merkel ka bërë thirrje për solidaritet në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe ka rinovuar apelin e saj për më shumë vaksinime.

01:59
Sveçla: Kosova renditet e para në rajon nga Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rezultatet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmirësimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit tashmë janë dokumentuar edhe në një raport kredibil ndërkombëtar.

01:40
Komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet me instruktorët e forcave turke

Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.

01:32
Iliri pyet Sabianin: Pse është Donaldi i preferuari yt?

Teksa kanë qendruar në sallon duke përgatur vakti e drekës, ka qenë Iliri, Monika, Meridiani dhe Sabiani që kanë biseduar me njëri-tjetrin.

01:21
Papa vizitoi Greqinë/ Ati i Shenjtë u takua me Kryepeshkopin e Greqisë Ieronimos

Në momentin që Papa Francesku hynte në takimin e shumëpritur e shumë përfolur me Kryepeshkopin e Greqisë Ieronimos, një prift i moshuar ka protestuar teksa thërriste “Papë, ti je heretik” në rrugën jashtë Kryepeshkopatës si për të kujtuar edhe njëherë mosbesimin e thellë mes kishës katolike dhe asaj ortodokse.

00:59
Sekuestrohen lojëra fati në Vlorë/ Policia arrestoi 2 persona dhe bllokoi 5 lokale

Rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes të ditës së shtunë forca të shumta policie zhvilluan një aksion në qytetin e Vlorës, ku në disa subjekte u sekuestruan lojra fati.

00:38
Broja: Zhgënjyese që pësuam në fund, duhej të kisha shënuar gola të tjerë

Armando Broja foli me zhgënjim pas barazimit të Southamptonit ndaj Brightonit, sfidë në të cilën realizoi golin e skuadrës së tij. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare e pranoi se duhet t’i kishte shfrytëzuar edhe rastet e tjera që iu paraqitën, për ta mbyllur me herët ndeshjen.

00:36
Verstappen përplaset me murin, Hamilton i merr “pole position” në çastet e fundit

Ndizet edhe më shumë lufta për titullin kampion në Formula 1. Një gabim i Max Verstappenit në kthesën e fundit të pistës së Jeddah (goditi murin) i dha mundësi Lewis Hamiltonit të fitonte “pole position” e pestë sezonal dhe kuptohet tashmë ka një avantazh të theksuar për të triumfuar për herë të parë në Cmimin e Madh të Arabisë Saudite, i parafundit në këtë botëror të Formula 1.

00:33
Humbja në derbi i kushtoi kreun Chelsea, Tuchel kritikon Jorginhon dhe ekipin

Chelsea kaloi dy herë në avantazh, por doli pa pikë nga humbja 3-2 ndaj West Ham. “Blutë e Londrës” i dhanë fund pathyeshmërisë prej tetë javësh dhe i kanë dorëzuar vendin e parë në renditje Liverpoolit.

00:22
Atletico e djallos në shtëpi, një japonez i shkakton humbjen në shtesë

Atletico e Madridit komplikon gjithmonë e më shumë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion, pasi ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në mënyrë befasuese në “Wanda Metropolitana” ndaj Mallorcës.

00:20
Banorëve iu përcaktohet një tjetër detyrë, ata duhet të ndërtojnë mozaikë me makarona

Mbrëmja përcaktoi një tjetër detyrë për banorët.

E shtunë, 04 Dhjetor 2021
23:58
Wijnaldum ruan në fund nderin e PSG-së në fushën e Lensit

PSG ngeci në javën e 17-të të Ligue 1, teksa barazoi 1-1 në transfertën e Lens. Skuadra e Mauricio Pochettino-s hasi vështirësi ndaj një kundërshtari që këtë edicion ka bërë mjaft mirë dhe nuk del duarbosh ndaj kryesuesve të kampionatit, pavarësisht se ishte shumë pranë suksesit.

23:52
Shfryn Bellingham: Ç’prisni nga një gjyqtar që është akuzuar për trukim?!

Mesfushori anglez i Borussias së Dortmundit, Jude Bellingham, nuk ka mundur ta përmbajë zemërimin në përfundimin të ndeshjes me Bayernin, e mbyllur 2-3 në favor të bavarezëve. Ai sulmoi drejtpërdrejt Felix Zwayer, për penalltinë e padhënë ndaj Reus dhe për vendime të tjera të dyshimta në klasiken e futbollit gjerman. 18-vjeçari verdhezi kujtoi të kaluarën e “bilbilit” kryesor, i cili ka qenë i akuzuar për trukim ndeshjesh.

23:50
Kujdes! Policia kontroll me radar dhe makinën inteligjente në rrugën e Arbrit, hiqen 30 leje drejtimi

Pak pas hapjes së Rrugës së Arbrit policia ka nisur kontrollet me radar dhe makinën inteligjente për rë parandaluar aksidentet rrugore.