Në motorin e një automjeti në pikëkalimin kufitar në Vermicë është gjetur rreth 1 kg substancë e dyshuar si marihuan e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni.

Droga ka hyrë nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet Y.S.

Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar droga.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren.

Top Channel