Sekuestrohen lojëra fati në Vlorë/ Policia arrestoi 2 persona dhe bllokoi 5 lokale

05/12/2021 00:59

Rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes të ditës së shtunë forca të shumta policie zhvilluan një aksion në qytetin e Vlorës, ku në disa subjekte u sekuestruan lojra fati.

Efektivët mësohet se kanë arrastuar dy persona, kanë bllokuar 5 lokale që zhvillonin lojra fati si dhe u sekuestruan disa pajisje elektronike lap top celularë komjutera por dhe aparatura që shërbenin për lojrat online.

Operacioni vijoi deri në mesnatë. Aktiviteti i lojrave të fatit është i paligjshëm që prej viti 2018 kur qeveria vendosi që të ndalojë të gjitha llojet e lojrave të fatit në vendin tonë. Por pavarësisht këtij ligji shpesh policia ka kapur persona të cilët në subjekte private në dhoma të fshehuar larg syve të njerzve, zhvillojnë aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit si poker, lojra me kompjutera elektronikë dhe lojra të tjera.

Top Channel