Njëri u kap me kartë ID të falsifikuar, tjetri akuzohet për dhunë në familje/ Arrestohen 2 persona në Shkodër

05/12/2021 11:49

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për vepra të ndryshme penale. Njëri ishte shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 39 vjeç, nga  Kosova.

Ai është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me kartë identiteti italiane të falsifikuar .

Nga Seksioni i Hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim F. P., 31 vjeç banues në  Bardhaj, Shkodër.

Këtij shtetasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 345, datë 30.11.2021, ka vendosur ndryshim e masës së sigurimit personal nga “Arrest në shtëpi“ në “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel