Egnatia konfirmon trajnerin e ri, nesër në stërvitje me ekipin

05/12/2021 12:15

Zekirija Ramadani do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Egnatias, e cila disa ditë më parë vendosi të mbyllte marrëveshjen me Gugash Maganin. Klubi rrogozhinas ka arritur marrëveshjen me 43-vjeçarin, teksa ky i fundit vjen me një CV të pasur sidomos në Kosovë, aty ku ia ka dalë të shpallë kampionë Trepça ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.

Ndërkohë, Ramadani nuk është krejtësisht i panjohur për kampionatin shqiptar duke qenë se për pesë muaj në vitin 2016, ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore. Detyra kryesore e Ramadanit do të jetë të sigurojë mbijetesën e skuadrës në elitë, por pse jo të pretendojë edhe më shumë duke qenë se drejtuesit e klubit ia dolën të afronin emra cilësorë në merkato dhe mesa duket “oreksi vjen duke ngrënë”./ SS

Top Channel