Atentat ndaj Erdogan/ Shmanget sulmi me bombë gjatë një takimi me presidentin turk

05/12/2021 12:08

Mediat turke raportojnë për tentativë të dështuar në eleminimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Sipas gazetave  Sabah dhe Haberturk, presidenti Erdogan kishte shkuar për të marrë pjesë në një aktivitet në  qytetin Siirt në juglindje të Turqisë.

Eksplozivi u gjet poshtë makikës të një oficieri policie i cili do të ishte me shërbim në qytetin Siirt.

Më pas ekspertët xhenierë ndërmorën një shpërthim të kontrolluar të lënës plasëse.

Bomba ishte e lidhur me një sistem telekomandimi në distancë.

Nënkryetari i partisë së Erdogan, Hamza Dağ deklaroi se ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë paqen në vend dhe ky sipas tij është një prej rasteve.

Korrespondentja e televizionit izraelit  I24News raportoi nga Ankaraja se autoritetet turke besojnë se kjo është një tentativë e ndërmarrë prej militantëve Kurd.

Top Channel