Teksa kanë qendruar në sallon duke përgatur vakti e drekës, ka qenë Iliri, Monika, Meridiani dhe Sabiani që kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Meridiani shprehu se nga asnjëri prej konkurentëve nuk ka asnjë pretendim, gjë e cila e bën të vështirë një zhgënjim të mundshëm nga ata.

Më pas diskutimi devijoi tek proçesi i nominimeve, ku Sabiani shpëtoi nga televotimi Donaldin.

Nga ky vendim, Ilirit natyrshëm i vje ndërmend një pyetje: Pse është Donaldi kaq i pëlqyeshëm për ty?

Kësaj pyetje të drejtëpërdrejtë por edhe delikate Sabiani zgjodhi më shumë t’i shmangej sesa t’i përgjigjej.

“Thjesht më pëlqen, kam simpati dhe e kam thënë. Kam relata të tjera nga çfarë kam me të tjerët”,- tha ai.

Ndërkaq Meridiani lidhur me këtë çështje ka një tjetër qëndrim.

“Unë mendoj se Sabiani e voton Donaldit si e vetmja mënyrë që ta mbajë mirë edhe me kampin tjetër”,- tha ai.

Top Channel