Mbrëmjen e kësaj të diele do të transmetohet Episodi 5, Sezoni 1 i serialit të shumëpërfolur “$NOB”, krijuar nga Dalina Buzi me regji nga Redi Treni.

Gjatë 4 episodeve premierë të transmetuara në ekranin e Top Channel jemi njohur me disa të rinj, ku u shpalos haptazi hendeku mes të pasurve dhe të varfërve. Dolën në shumë intriga, mistere, gënjeshtra dhe anë të tjera të personazheve.

Ngjarjet janë bërë më dramatike dhe të vrullshme duke krijuar efektin suspancë.

Shumë pikëpyetje të ngritura, të cilat marrin përgjigje episod pas episodi.

Në serinë e 5 të SNOB zbulohen detaje të reja për marrëdhëniet e personazheve.

Kristela mesa duket ka një raport jo fort të mirë me të ëmën, Evën e cila luhet nga Eni Jani.

Xhesika do të gjejë një mënyrë me patjetër për t’u shkëputur nga Franci. Po a do ia dalë?

Mban në duar një pistoletë dhe një e shtënë arme dëgjohet.

Teas mendon se ka gjetur zgjidhjen për të shpëtuar Albanin por a po i vlerëson të gjitha gjëra që ajo po bën për të?

Këto dhe shumë të tjera zbulohen sonte në episodin e 5 të SNOB, ora 20:00 në Top Channel. Ritransmetimi: Çdo të mërkurë ora 23:30.

Top Channel