Verstappen përplaset me murin, Hamilton i merr “pole position” në çastet e fundit

05/12/2021 00:36

Ndizet edhe më shumë lufta për titullin kampion në Formula 1. Një gabim i Max Verstappenit në kthesën e fundit të pistës së Jeddah (goditi murin) i dha mundësi Lewis Hamiltonit të fitonte “pole position” e pestë sezonal dhe kuptohet tashmë ka një avantazh të theksuar për të triumfuar për herë të parë në Cmimin e Madh të Arabisë Saudite, i parafundit në këtë botëror të Formula 1.

Një problem serioz për Verstappenin, që detyrohet të niset nga vija e dytë, pasi në vijën e parë, krah Hamiltonit do të rreshtohet piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas.

Pritet një fund triller i Botërorit në Formula 1, pasi diferenca mes dy pilotëve kryesues në renditjn e përgjithshme, (Verstappen dhe Hamilton) është vetëm 8 pikë.

Top Channel