E diel, 13 Shkurt 2022
20:40
Infektimet ende të larta te fëmijët/ Bino: Nëpër shkolla ka ende vatra koronavirusi, në spitale më shumë 0-4 vjeç

Numri i të infektuarve me koronavirus ka pësuar rënie që prej dy javësh, por nuk ka ndodhur kjo me fëmijët.

20:24
Protestojnë fermerët në Devoll, çmimi i naftës i shton kostot e punës

Fermerë të shumtë të zonës së Devollit bllokuan njërën anë të rrugës në hyrje të Bilishtit në shenjë proteste.

20:19
25 mijë vende të lira pune! Ikin profesionistët, të rinjtë i qëndrojnë larg vendeve të punës

Plakja e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve drejt vendeve të BE-së ka gjeneruar boshllëk në tregun e punës.

20:11
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Veliaj prezantoi kandidatët e PS-së për kryetar Bashkie në Rrogozhinë e Vorë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot kandidatët socialistë për kryetar Bashkie në Rrogozhinë dhe Vorë për zgjedhjet e 6 Marsit.

20:06
Lagja e re në Kombinat, do të ndërtohen 1200 apartamente në fazën e parë

Prej dy javësh në Kombinat kanë nisur shembjet e objekteve për ti hapur rrugë projektit për lagjen e re në kuadër të procesit të rindërtimit.

19:48
Ndotja e Elbasanit/ Përveç ajrit, dhe toka me pasoja nga industria e rëndë

Teksa për ndotjen e ajrit në zonën e ish-kombinatit metalurgjik është folur shume, ndotja e tokës po merr çdo ditë jetë njerëzish.

19:45
Exclusive/ Shqiptarët ende në Ukrainë! Alban Cali tregon situatën dhe përse po qëndron ende në Kiev

Ministria  e Jashtme deklaroi se shqiptarët që janë në Ukrainë duhet të largohen.

19:39
Shkodër/ Ekzekutohet në lokal 47-vjeçari! 11 vite më parë tentoi të vriste për hakmarrje një shtetas në Shkodër

Një 47-vjeçar është ekzekutuar këtë të diel në mbrëmje në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.

19:21
Biden siguron presidentin e Ukrainës: SHBA-ja do t’i përgjigjet “me shpejtësi dhe vendosmëri” agresionit të mëtejshëm rus

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka folur këtë të diel me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ndërsa Shtetet e Bashkuara thonë se kërcënimi i një pushtimi rus të Ukrainës mund të ndodhë në ditët në vijim.

19:04
U largua nga minierat në Shqipëri për të punuar në shtëpitë e barit në Londër, dënohet 30-vjeçari

Kushtrim Sinani është shtetasi shqiptar që u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike në 5 dhjetor 2021 në Britaninë e Madhe.

18:52
Frank-Walter Steinmeier rizgjidhet President i Gjermanisë

Gjermania zgjodhi sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier u rizgjodh në këtë post për një mandat të dytë. Në detyrën më të lartë shtetërore ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017.

18:33
Plasin çokollatat te “Vajzat me kordele”, konkurrentet ëmbëlsojnë Flori Gjinin, ai ia kthen me trëndafil

“Vajzat me kordele” nisi sot me trëndafila e ëmbëlsira, teksa jemi në vigjilje të Shën Valentinit.

18:08
Kukësi-Kastrioti/ “Verilindorët” triumfojnë me “poker” golash ndaj krutanëve

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit në takimin e raundit të 20-të të Abissnet Superiore.

17:55
Mbrojtja e Vllaznisë në gjumë, Teuta rihap ndeshjen

Vllaznia dhe Teuta janë gati për duelin mes tyre, që po transmetohet në Supersport 3.

17:52
Xhudo i sjell Kosovës tjetër medalje të artë, Loriana Kuka triumfon në “European Open” të Sarajevës

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në European Open të Sarajevës.

17:42
Ukrainasit në kufi hartojnë plane në rast lufte me Rusinë

Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të qetësuar tensionet midis Moskës dhe Kievit, banorët ukrainas që jetojnë përgjatë kufirit po planifikojnë se çfarë do të bëjnë nëse Rusia e pushton Ukrainën.

17:17
Protestat për projektin te “5 Maji”/ Veliaj: Në parlament fliste zaptuesi i tokës, pronari e dëgjonte me durim

Në 102-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, gazetarja Rezarta Delisula sjell librin me titull “Çfarë ka qenë Tirona”, ku paraqiten për të herë parë dokumente origjinale të gjetura në Arkivin Osman të Kryeministrit të Stambollit.

17:06
Katër humbje jete nga Covid-i, vazhdon në rënie numri i rasteve të reja

Katër pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë shtuar 296 infektime të reja në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit.

16:51
Peshkonin pa leje nga skafi pa letra, nën hetim dy vëllezër në Ksamil

Dy shtetas janë vënë nën hetim për peshkim të jashtëligjshëm në zonën e Ksamilit.

16:40
Këtë muaj mbahet takimi i radhës në Bruksel për targat e automjeteve, optimizëm për marrëveshje

Këtë muaj do të takohen për herë të pestë në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e automjeteve. Rreth një muaj para përfundimit të afatit gjashtëmujor të marrëveshjes për “stikersat” ka optimizëm për arritjen e një ujdie të re.

16:37
Kancelari gjerman Scholz shkon në Kiev dhe Moskë, në përpjekje për zbutjen e tensioneve

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh.

16:34
Bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE/ Osmani: Duhet mençuri dhe jo emocione për çështjen me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të dielën [13 shkurt] paralajmëroi intensifikim të bisedimeve me Bullgarinë për zgjidhjen e kontestit që po mban të bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që nga nëntori i vitit 2020.

16:26
“Xhaxhi Iliri, vajza që ka bërë shtëpinë me diskutime dhe djali që na ka hipur damarin”, përshëndetja e Beniadës për finalistët

Më pak se një javë na ndan nga finalja e madhe e Big Brother VIP.

16:24
Vrasja e Flamur Beqirit në sy të familjes! Dënohet vrasësi suedez, u soll si pastrues

Një vrasës suedez, i veshur si pastrues rrugësh, ka spatruar rivalin e tij shqiptaro-suedez , 36-vjeçarin Flamur Beqiri, përpara shtëpisë së tij 1.7 milionë sterlina, në sy të gruas dhe dy fëmijëve në prag të Krishtlindjeve në vitin 2019.

16:06
Anulohet lundrimi nga Durrësi drejt Ankonës, trageti pëson defekt

Një avari në tragetin e linjës së Ankonës anulon lundrimin nga Durrësi drejt portit italian.

16:03
Ambasadori rus në Suedi: Nuk na bëhet vonë fare për sanksionet e Perëndimit!

Rusisë nuk i bëhet vonë fare për sanksionet e perëndimit në rast pushtimi të Ukrainës! Ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarintsev tha se Moska nuk shqetësohet aspak nga masat ndëshkuese që mund të merren në këtë rast.

15:56
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet shoferi në Durrës, tentoi të korruptonte policinë me 5000 lekë

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash për ti shpëtuar  arrestimit.

15:51
Sarah flet për takimin me nënën e DJ PM: Ishte e sikletshme, por më ka qejf që jam në krah të djalit të saj

Sarah Berisha, blogerja që nisi një histori dashurie me DJ PM brenda shtëpisë së Big Brother VIP po e shijon romancën edhe jashtë.

15:39
Kosova regjistron 6 viktima dhe 602 raste të reja me COVID-19

Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 602 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të dielën[13 shkurt].

15:35
2022-shi, vit tersi për Ronaldon/ Gëzohet Atletico Madrid

Çdo vit i ri është sinonim i golave ​​për portugezin, i cili ka që nga viti 2002 duke mos humbur një takim pa bërë gola, por e njëjta gjë nuk po ndodh në 2022-shin.

15:20
Më cilën moderatore shqiptare do të doje të kaloje Shën Valentinin? Si përgjigjet Kujtim Gjuzi

Ish deputeti Kujtim Gjuzi ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell ku diskutohej për festën e Shën Valentinit.

15:13
Do jetë katastrofë- apeli i Papës: “Shmangni me çdo kusht luftën, është çmenduri”!

Kaq shqetësuese po bëhet situata në Ukrainë, sa për shmangien e një konflikti atje, është vënë në lëvizje dhe Papa Francesk. Kreu i Kishës Katolike u shpreh se “lajme mjaft shqetësuese po mbërrijnë nga Ukraina.

15:11
I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnje

Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet M.H., është ndaluar nga policia e Lushnjes pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

15:00
“Do ta zhdëp në dru burrin tim të ardhshëm”, Xheisara rrëfen tradhtinë nga ish partneri: Është ndjesi e tmerrshme

Xheisara, ish banorja e Big Brother VIP është e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell ku ka folur për festën e të dashuruarve. Ajo zgjodhi të mos tregonte nëse është në një lidhje dashurie apo jo, ndërsa tregoi se është tradhtuar pas një historie që zgjati disa vite.

14:50
Balla nga Lushnja: Vota për Eriselda Sefa është votë për të ardhmen e qytetit tuaj. Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë të përzënë Lulzim Bashën

Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë takimit që pati me banorët e qytetit të Lushnjes u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë të përzënë Lulzim Bashën.

14:46
Dy aksidente në Korçë, arrestohen drejtuesit e mjeteve

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.

14:41
Denoncimi në “Fiks Fare”, procedohet penalisht punonjësja e Sigurimeve Shoqërore që kërkonte pagesë për dokumentet e pensionit

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 58-vjeçaren Arjana Brahollari, punonjëse e Sigurimeve Shoqërore Pogradec pasi Mimoza Bejko u ankua në emisionin Fiks Fare se ka dhënë 150 mijë lekë ryshfet, për t’i mbledhur vitet e punës.

14:33
Zgjedhjet e 6 Marsit/ Veliaj prezanton kandidatin për Vorën, Blerim Shera: Luli dhe Berisha kanë falimentuar dhe votën e duan për sherre

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Vorë ku prezantoi kandidatin socialist për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e 6 Marsit, Blerim Shera, ku tha se ka vetëm një parti fituese dhe ajo është Partia Socialiste. Ai nënvizoi se në Partinë Demokratike askush nuk e ka mendjen te populli, por te sherret për karriget e tyre.

14:27
Dhunoi të dashurën, arrestohet ylli i Premier League

Një lojtar i Premier League është arrestuar, pasi e dashura e tij lajmëroi policinë se ai e kishte sulmuar dhe dhunuar.

14:24
Sulmi gati: Rusia zhvendos flotën e helikopterëve luftarakë në kufi, nisen anijet amfibe

Rusia ka zhvendosur në kufi helikopterët e saj luftarakë, çka po shihet si shenjë se sulmi mbi Ukrainën, mund të jetë i afërt.

14:11
Çadrat me vete! Metereologët parashikojnë mot romantik dhe më pak reshje shiu

Mimozat që lajmërojnë ardhjen e pranverës, kanë çelur nëpër gjithë qytetin.

13:56
Nuk mbështeti Egzonën se do i merrte votat e Kosovës? Flet Arjola, si qëndron e vërteta

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E ftuar në studion e “Fan Club”, ish-banorja ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show dhe për marrëdhënien me Egzonën.

13:52
SHBA-së i hapet front i ri lufte: Nis avionët F 22 kundër rebelëve pro-Iranit!

Avionë luftarakë amerikanë F-22 kanë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të marrëveshjes së tyre të mbrojtjes me SHBA-në, një lëvizje kjo që pason serinë e sulmeve raketore të këtyre ditëve nga rebelet Huthi në Jemen.

13:45
Cili është çifti më i vërtetë? Ja çfarë thotë Arjola: Donaldi është strategjik, Einxhelin e shoh shumë…

Arjola Demiri ka folur në “Fan Club” për çiftet e krijuara brenda Big Brother VIP.

13:33
Dëshiron sërish të moderojë “Portokalli”? Arjola Demiri: Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë

Arjola Demiri u komentua gjatë se zgjodhi të mos hapte “Kutinë e Pandorës” ku iu ofrua një udhëtim për në Disneyland me fëmijët.

13:32
Tallja e Putin me Zelensky-n: “Të pëlqen apo jo bukuroshe, do durosh..”

Mjaft gazetarë perëndimorë u shprehën të shokuar nga gjuha e përdorur nga presidenti rus, Vladimir Putin kur foli për marrëveshjen e Minskut dhe nëse presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky mund t`i bindej atij pakti.

13:22
Arjola kujton debatin me Antonelën: Mendjen e kisha tek motra ime, tha një gjë që më lëndoi shumë

Gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP, Arjola Demiri ka pasur debate të ashpra. Një prej tyre është edhe Antonela, me të cilën Arjola thotë se ka bërë debatin që e ka lënduar më shumë se është përmendur motra e saj.

13:18
Biden “ultimatum” Vuçiçit për njohjen e Kosovës, presidenti serb “përdridhet”!

Letra e urimit që presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi homologut të tij, Aleksandar Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, u kthye në fakt në një mesazh të qartë që shefi i shtëpisë së Bardhë ka përcjellë për Kosovën.

13:01
Kur e kuptove që nuk do të fitoje Big Brother VIP? Rrëfehet Arjola: Nuk mjafton vetëm…

Arjola Demiri ka folur në “Fan Club” për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP duke thënë se e kuptoi që nuk do të ishte pjesë e finales dhe e fitores.

12:59
Teleskopi bën “selfie”: Çfarë gjeti atje lart, 1.6 milionë kilometra nga Toka!

Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka nisur punën 1.6 milion kilometra larg Tokës. Observatori ndau selfien e parë nga hapësira pasi testoi pasqyrën e tij ikonike të artë dhe kamerën me rreze infra të kuqe, thote CNN.

12:56
Arjola zbulon problemin me kujtesën kur hyri në Big Brother VIP: Nuk mbaja mend emrat e miqve

Arjola Demiri, ish banorja e Big Brother VIP ka folur në Fan Club për një problem që ka pasur në të shkuarën dhe iu duk se iu shfaq kur hyri në reality show.

12:44
Videoja e ushtarit ukrainas bëhet virale në të gjithë botën

Një video 14 sekonda xhiruar në frontin e betejës në Lindje të Ukrainës nga një ushtar, është bërë virale në të gjithë botën.

12:41
“Nuk e kam bërtitur kurrë finalen”, Arjola flet për rrugëtimin në BBV: Ja çfarë doja t’i tregoja publikut

Arjola Demiri është aktorja e njohur, e cila ishte shumë pranë finales së Big Brother VIP. Ditën e sotme, ka folur në “Fan Club” për këtë eksperiencë që e cilëson si më të jashtëzakonshmen e jetës së saj.

12:33
Serbia përgatitet për luftë, nis grumbullimin e rezervave ushqimore!

Autoritetet serbe kanë porositur sasi të mëdha ushqimi në mesin e frikës së një shpërthimi të konfliktit Ukrainë-Rusi, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçic.

12:27
Nga Egjipti, peshkim në Vlorë/ Sektori i peshkimit nuk gjen dot punonjës vendas

Në portin e varkave të peshkimit në Vlorë mes shumë peshkatarëve është edhe Muhamedi nga Egjipti. Ai jeton prej gati një viti në vendin tonë ku peshkon çdo ditë në ujërat pranë brigjeve të Vlorës.

12:25
Hyri për të vjedhur vilën në Itali, shqiptari bie nga çatia dhe përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare kishte planifikuar të vidhte një shtëpi në Itali, por përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

12:22
Fermerët e Devollit në protestë, kanë problem çmimin e naftës dhe dyfishimin e kostove për plehrat kimike

Fermerë të shumtë të zonës së Devollit bllokuan njërën anë të rrugës në hyrje të Bilishtit në shenjë proteste.

12:13
“Ik gjej ndonjë…”, plas keq mes Fjorit dhe Melikut pas videos intime, zbulojnë bisedën që shkaktoi debate

Video intime e Fjorit që ka qarkulluar në rrjet ka shkaktuar debate të ashpra mes saj dhe Melikut.

12:03
”Shkatërruesi rus” i vihet pas nëndetësesës amerikane: “Hyri në ujërat territoriale”!

Një luftë anije ruse, e përshkruar si “shkatërrues nëndetësesh” iu vu pas një nëndetëseje amerikanë pranë ishujve Kuril, duke e detyruar të dalë nga ujërat territorial të vendit, deklaruan burime në Moskë.

11:54
Përndjekje, dhunë, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Arrestohen 8 persona në Tiranë

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

11:50
Vitrina e librit/ Koço Devole – Mitro Çela

Një libër memuar për aktorin e njohur të humorit Koco Devole. Mitro Cela, miku i tij sjell në këtë libër pjesëza nga jeta mes miqsh e Koco Devoles, emocionet dhe gjithçka të bukur dhe të trishtë që ndanë bashkë deri në momentet e fundit të jetës së humoristit.

11:48
Vitrina e librit/ Dielli më perëndon në Lindje – Eralda Baze

Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi në ngritjen në art të gjuhës dhe mendësisë së “rrugës”, kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, – të cilat kthehen në viktima të një bote të egër dhe tejet intrigante.

11:45
“Ti të shet për 5 minuta. Mos më thuaj mua injorant”/ Debat mes Brunos dhe Lauretës, ndërhyn Rrushja: Ki kujdes si flet…

Bruno ka kërkuar një përballje me Lauretën për shkak të disa fjalëve që janë hedhur prej saj dhe të motrës kundrejt tij.

11:44
Veliaj nga Rrogozhina: Kandidati i Saliut tapë që në 7 të mëngjesit; Metës dhe Berishës i duhen votat të shpëtojnë lëkurën e tyre

Nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatin e PS-së për kryetar Bashkie, Edison Memolla, në zgjedhjet e 6 Marsit, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi situatën në kampin opozitar. Ai u kërkoi demokratëve që të votojnë kandidatin Memolla, pasi alternativa e kampit tjetër është Ilir Meta dhe Sali Berisha, që po përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre.

11:41
Veliaj prezanton kandidatin e PS në Rrogozhinë: Mendoni për bravën e shtëpisë tuaj, jo për bravën e kasolles së sherrit në PD

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidatin socialist për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili do të garojë në zgjedhjet e 6 Marsit. Veliaj tha se Rrogozhina duhet të ecë përpara me punë dhe jo me sherre, siç po ndodh në Partinë Demokratike.

11:34
”Koha për t`u larguar, mbaroi”, SHBA “mbyll derën” atyre që mbeten pas në Ukrainë!

Mes paralajmërimeve të zymta për një sulm rus në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara janë duke evakuuar me urgjencë diplomat e trupa nga vendi, ndërsa qytetarëve amerikanë atje i është bërë e qartë se duhet të largohen menjëherë, në të kundërt, do të mbeten aty në mëshirë të fatit.

11:33
Tre të arrestuar, 2 të proceduar penalisht. Çfarë ndodhi orët e fundit në Elbasan

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

11:28
Thatësirë “historike” në Portugali e Spanjë, shteron uji në rezervuare!

Në mesin e shkurtit, rajonet qendrore të Portugalisë po përballen me një thatësirë historike, që ka nxjerrë në dritë deri edhe rrënojat e një fshati që ishte zhytur krejtësisht në ujë kur u krijua një rezervuar i madh gati 70 vjet më parë.

11:19
Ata që gjetën dashurinë dhe ata që u dashuruan me Top Channel! Sonte në ‘Ëndërrtjerrësit’, ora 21:00!

Sonte në mbrëmje në orën 21 tek ‘Ëndërrtjerrësit’ do të flitet për ata që gjetën dashurinë në Top Channel, dhe për ata që u dashuruan me Top Channel. Për humbjet, dhe fitoret.

11:15
​Policët sulmohen me gurë në Prizren

Tre policë ishin në detyrë kur u sulmuan me gurë nga një e dyshuar femër kosovare.

11:11
Predha në rrugën ku kalojnë këmbësorët, zona e Qafë Laçit në aksin Shkodër-Pukë, e rrezikshme

Kjo është zona e Qaf Laçit, në aksin Shkodër – Pukë, dhe kjo është rruga e këmbësoreve që të lidh me fshatin e Mnelës.

11:02
Sarandë/ Policia sekuestron kanabis, arrestohet një 23-vjeçar

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

10:57
“Do bësh kërdinë, do ta blejnë njerëzit”, Donaldi i jep ide biznesi Beniadës

Beniada është konsideruar si një nga personazhet më pozitive të këtij edicioni të Big Brother VIP.

10:54
Greqi/ Kthyen azilin në burg torturash, burg për dy mjekët dhe pronarët. Ja si i çonin drejt vdekjes dhe zhvasnin të moshuarit

Pas procesit të parë hetimor maratonë që zgjati 22 orë, dy pronarët e një azili pleqsh në Hania të Kretës dhe dy mjekë, janë burgosur mëngjesin e së dielës për të ashtuquajturin “skandalin mesjetar “në një institucion kujdesi për të moshuarit që ishte kthyer në një burg torturash dhe vdekjesh për dhjetëra vetë.

10:43
Përdornin lokalin për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohen 2 persona në Tiranë

Dy persona kanë rënë  në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

10:40
Australia dhe Kanada evakuojnë ambasadat në Kiev

Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara në pezullimin e operacioneve në ambasadat e tyre në Kiev mes frikës se një pushtim rus i Ukrainës mund të jetë i afërt.

10:23
CNN: Rusia e ka rrethuar Ukrainën nga tre anë! Ja nga ku mund të nisë pushtimi

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës në javët e fundit, sipas vlerësimeve të SHBA, duke rritur frikën nga zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe ukrainase se një pushtim mund të jetë më afër se kurrë.

10:20
“Unë i bëj vetë, atij ia bën mami”, Einxhel rrëfen si reagoi kur shoku i klasës i shprehu ‘ndjenjat’

Gjatë një bisede me Ilirin dhe Donaldin, Einxhel ka rrëfyer një histori nga fëmijëria e saj. Ajo ka treguar se si shoku i saj i bankës i shprehu dashurinë para se të ikte në Greqi.

10:08
Vietnami heq kufizimet për COVID-19 në fluturimet ndërkombëtare

Vietnami do të heqë kufizimet e tij lidhur me COVID-19 në fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve me të gjitha tregjet duke filluar nga 15 shkurti, pa asnjë kufizim në numrin e fluturimeve, raportoi të dielën gazeta shtetërore Tuoi Tre.

10:05
Zjarri përfshin një ndërtesë në Barcelonë, disa u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar vdekjes

Nga një zjarr që shpërtheu në qendër të Barcelonës janë lënduar të paktën nëntë persona, ku një prej tyre është në gjendje kritike, ka njoftuar shërbimit spanjoll për raste urgjente.

09:52
Meta poston foton dhe kujton festën e të dashuruarve: Pranvera nuk ndalet!

Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes të diele e ka kaluar në natyrë.

09:37
“Qyteti i Ndaluar” bllokohet nga dëbora, pezullohen lojërat në Pekin

Qyteti i Ndaluar, kompleks sportin në Pekin është bllokuar i gjithi nga reshjet e mëdha të dëborës, duke sjellë pezullimin përkohësisht të Lojërve Dimërore.

09:23
Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë “katastrofë” në Evropë. Ja cila është alternativa

Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpitë dhe objektet në pjesën më të madhe të Evropës. Thënë ndryshe, Rusia është furnizuesja më e madhe e Evropës me këtë lëndë. Një e treta e gazit, që arrin në kontinent, kalon përmes Ukrainës.

09:07
Në prag të festës së Shën Valentinit, të dashuruarit këshillohen të mbajnë maska gjatë marrëdhënieve intime

Autoritetet tajlandeze kanë rekomanduar që të dashuruarit të mbajnë maska për t’u përmbajtur nga “puthjet e thella” dhe të shmangin pozicionet ballë për ballë gjatë marrëdhënieve intime për shkak të rrezikut të Covid-19.

08:55
Ndarja është si heqja dorë nga droga

Ndarja është jashtëzakonisht e vështirë në shumicën e rasteve, por e mira është se ka metoda që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

08:45
Rama ndan lajmin e mirë për 28 familje në Gramsh, do strehohen në banesa të reja

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë për disa familje në Gramsh, të cilat do të gëzojnë banesa e tyre të reja.

08:23
Pse inflacioni është kaq i lartë në Evropë dhe a mund të ngadalësohet?

Rritjet e çmimeve në të gjithë eurozonën kanë arritur nivelin më të lartë në 13 vjetët e fundit, por ato duhet të fillojnë të zbuten në gjysmën e dytë të vitit.

08:06
Fermerët po lënë investimet në Shqipëri dhe po ikin sërish në emigracion, ja arsyet

Çfarë po ndodh me serrat e ngritura vite më parë nga të ardhurat e punës në emigracion? Pse fermerët e Lushnjës dhe Beratit po lënë investimet e tyre për të punuar sërish në emigracion? Bujqit tregojnë shqetësimet, që nga mospërballimi i rritjes 25% të kostos së prodhimit, që nisi me ndryshimet e skemës së TVSH në 2019, dhe shtrenjtimin vjet me 27% të çmimit të plastmasës, dyfishimin e çmimeve të inputeve bujqësore e deri te mosgjetja e tregut të shitjes që solli falimentimin e serave dhe rikthimin e tyre në emigracion.

07:50
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe temperatura deri në 16 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.

07:27
Moska ‘forcon muskujt’ përgjatë kufirit, mbi 10 shtete thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Ukraina

Më shumë se 10-të vende iu kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, mes paralajmërimeve nga fuqitë perëndimore se një pushtim nga Rusia mund të jetë i pashmangshëm. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë ndër ata që iu thanë shtetasve të tyre të largoheshin.

06:56
Shëndeti i trurit/ Si ta mbroni me ushqimet e duhura

Mënyra se si ushqehemi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në trurin dhe mirëqenien mendore. Ajo çfarë hamë, mund të na dëmtojë, mund të na shërojë, ose mund të na ‘dhurojë’ edhe sklerozën. Prej kohësh, shoqëria ku jetojmë i përmbahet idesë se ne ushqejmë trupin, duke harruar rolin e trurit në mendimet dhe veprimet tona. Ditë pas dite, ushqimet që ne hamë shpërbëhen në ushqyes të cilët e gjejnë rrugën në gjak dhe më pas në tru.

06:32
Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve, shenjat e para

Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.

06:16
Vaj ulliri me kripë/ Si ta përdorni kundër problemeve me kockat

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

05:50
Si ndikon ankthi tek luhatja e peshës, këshillat që duhet të dini

Çrregullimet e ankthit kanë një sërë efektesh në trurin dhe trupin tuaj. Ankthi mund të shkaktojë shtim në peshë duke prishur rutinën e gjumit, ngrënies, stërvitjes, si dhe duke ndikuar tek hormonet që lidhen me stresin.

05:15
COVID-19/ Norvegjia heq edhe kufizimet e mbetura

Norvegjia ka vendosur të heqë ndjeshëm të gjitha kufizimet e mbetura për Covid-19, pas Suedisë dhe Danimarkës.

03:46
Kanë frikë se mos përgjohen, izraelitët blejnë modelet e vjetra të telefonave “Nokia”

Izraelitët po blejnë telefona të modelit të vjetër “Nokia”, kjo pasi kanë frikë se mos përgjohen. Kompania izraelite e specializuar në prodhimin e telefonave celularë Nokia ka deklaruar se ka pasur një rritje prej 200 për qind në shitjet e telefonave të modelit të vjetër gjatë javës së fundit, pasi izraelitët nuk duan t’i përgjohen celularët me softuer të sofistikuar.

03:13
Kurti thirrje qytetarëve: Vaksinohuni

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social facebook bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, teksa thekson se sot kanë arritur në mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti Covid.

02:44
Edhe Kroacia u bën thirrje shtetasve të saj të largohen nga Ukraina

Qeveria e Kroacisë porosit shtetasit e vet që ta lëshojnë Ukrainën. Kështu, ata iu bashkuan shumë vendeve, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të cilat e bënë këtë nga frika e një sulmi të mundshëm rus në atë vend.

02:20
Osmani për situatën në Ukrainë: Ajo që po ndodh është abuzim flagrant i pushtetit nga ana e Rusisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për radion britanike Times Radio ka thënë se Kosova është thellësisht e shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë.

01:57
Disa të vrarë në kufirin e Kolumbisë/ Dyshohet se janë viktima të trafikut

Trupa njerëzish të vrarë nga motoçiklistë të armatosur u gjetën sot në një automjet të braktisur në kufirin Kolombia-Venezuela.