Radu: Gafa në Bologna më shkatërroi, fjalët e Handanovic më “shëruan”

24/07/2022 16:26

Ionut Radu është huazuar nga Interi te Cremonese, ekip që u rikthye në Serie A pas një mungese të gjatë. Portieri rumun është më i karikuar se kurrë për të zhvilluar një sezon si protagonist mes shtyllave të Cremoneses.

25-vjeçari i është rikthyer episodit në humbjen me Bologna, që Interit i kushtoi titullin kampion. Radu nuk kontrolloi mirë një top nga Perisic, duke i dhënë mundësi djemve të Mihajlovic të përmbysnin takimin.

Rezultat që u festua më shumë në pjesën kuqezi të Milanos, me skuadrën e Stefano Piolit që mori kryesimin e Serie A pesë javë përpara fundit për të mos e lëshuar më vendin e parë.

Atë ditë isha shumë keq moralisht, ishte një moment shumë i vështirë për mua. Më kujtohen mirë fjalët e Samir Handanovic (u shpreh se janë gabime që të ndihmojnë të rritesh). Ai kishte të drejtë.

Në raste të tilla duhet të ngresh kokë dhe të punosh edhe më shumë. Duhet të harrosh dhe të mësosh nga gabimet”, thekson Radu për GDS. Më pas një koment për aventurën e re.

Ndodhem në një ekip që ka dëshirë të madhe për të bërë mirë. Cremonese është rikthyer në Serie A pas 26 vitesh. Dua të tregoj aftësitë e mia këtu, pasi në dy vitet e fundit nuk kam pasur mundësi”, përfundoi portieri.

Top Channel