Kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Vitore Tusha, i ka dorëzuar në nisje të detyrës Presidentit të Republikës, Bajram Begaj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pak çaste më parë, ka nisur ceremonia e dorëzimit të detyrës së presidentit nga Ilir Meta te Bajram Begaj.

Ekzekutimi i himnit kombëtar u shoqërua nga 21 të shtëna topi, e menjëherë më pas kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, i dorëzoi Presidentit Begaj, Kushtetutën e vendit.

Kryetari i ri i shtetit pritet të mbajë fjalën e rastit, duke shënuar zyrtarisht largimin nga detyra të Ilir Metës.

Top Channel