Gjykata ka vendosur të lirojë nga burgu policët dhe punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe favorizimit të tenderave të vegjël.

Behet fjalë për rreth 2 milion lekë të vjetra, rikonstruksion i jashtëm i godinës se Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe. Ata dolën sot përpara trupës gjykuese, ku kjo e fundit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 10 prej tyre ndërsa “detyrim paraqitje” për tre të tjerët.

Vendimi “arrest shtëpie” është marrë për Saimir Rrustemin, Luida Ujkën, Mustaf Ishmakun, Xhavit Isufin, Rudina Keqin, Klement Tolën, Paulin Prendin, Armand Bashën, Rezart Prelën dhe Veronika Xhanajn.

Ndërkohë, “detyrim paraqitje” u vendos për Arsenida Hadrin, Briland Mnelën dhe Altion Bashën.

Teksa mbahej seanca, dhjetëra qytetarë kanë protestuar para Gjykatës së Shkodrës, duke mbështetur Kryekomisarin Sajmir Rrustemi, për të cilin nuk i kursejnë vlerësimet. Shkodranët thonë se ky është një aksion i qëllimshëm për të dëmtuar figurën e një polici të dashur për qytetin.

 

Top Channel