Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një i plagosur pas përplasjes së makinës me motorin

09/11/2026 10:47

Paraditen e sotme në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë është regjistruar një aksifent rrugor.

Përplasja midis një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur në afërsi të fshatit Haskovë, Dropull ndërkohë që ka ngelur një person i lënduar, bën me dije korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.

I plagosuri, drejtuesi i motorit, është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas bluzave të bardha gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti rrugor.

Top Channel