Foto Ilustruese

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Ferizaj pasditen e kësaj të diele.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Bajram Krasniqi ka thënë për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur në orën 17:23.

Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Në vend-ngjarje kanë dalë, veç njësive policore, edhe ndihma emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Top Channel