Kërcet arma tek “Uji i Ftohtë”. Vlonjatët zihen për parkimin. Njëri qëllon në ajër

24/07/2022 19:50

Të dielën në mesditë krismat e armës shqetësuan pushuesit në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

Këto janë çastet e para pasi dy qytetarët vlonjatë u grindën për një vend parkimi. Një prej tyre pronar plazhi nxorri pistoletën dhe qëlloi në ajër. Pamjet janë dërguar në Top Channel nga një grup turistësh që si shumë pushues të tjerë janë ndjerë në rrezik për jetën.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga ky incident në kulmin e sezonit në një zonë tepër të frekuentuar nga pushues në Vlorë dhe pranë vilave qeveritare.

Protagonisët e sherrit ishin punonjësi i një prej plazheve i cili merrej me parkimin dhe cadrat me bashkëpronarin e plazhit tjetër.

Ky i fundit parkoi makinën nga ku nisi dhe grindja dhe ishte po pronari që shihet në pamje me armë në dorë. Ai ka qëlluar e më pas është larguar me makinë. Policia ka shoqëruar 7 persona ne lidhje me ngajrjen por autori të shtënës është ende në kërkim

Top Channel