Pak minuta pasi urdhëroi të qëllohet mbi anijeve iraniane në Hormuz, Trump sulmon sërish Iranin: Nuk dinë as kë kanë udhëheqës Kalifornia është përfshirë nga zjarre masiv që janë përhapur në mijëra hektarë tokë dhe pyje, teksa miliona amerikanë po përjetojnë vapën përvëluese me temperatura rekord.
Vala e të nxehtit ka rritur rrezikun e zjarreve. Sukuajat gjigante në Parkun Kombëtar Yosemite po kërcënohet nga flakët që po përhapen me shpejtësi.
Dhjetë prona privare janë shkatërruar dhe pesë të tjera kanë mbetur të dëmtuara në epiqendrën e zjarreve, në Mariposa.
Mbi 6.000 njerëz u evakuuan deri të shtunën në mbrëmje, pasi Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i cilësoi flakët totalisht jashtë kontrollit.
Mbi 500 zjarrfikës ndodhen në terren, por zyrtarët thonë se duhet një javë për të neutralizuar vatrat.
Shkencëtari i klimës, Daniel Swain, shkroi në Twitter se zjarri është ekstremisht agresiv”, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale, të habitur postuan imazhet e shtëllungave të tymit që ngriheshin qindra metra mbi ajër.
Vitet e fundit, Kalifornia dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara perëndimore janë shkatërruar nga zjarre të mëdha e të shpejta, të nxitura nga thatësira dhe temperaturat e larta.
Top Channel