Skandali seksual trondit autorin e librave për fëmijë, David Walliams/ Akuzohet për ngacmimin e vajzave të mitura, BBC tërheq programet e tij
Ky zhvillim ndodh vetëm disa javë, pas incidentit në bazën Fairford, në veriperëndim të Londrës, ku avionët e rëndë strategjik të përfshirë në fushatën ajrore amerikane në Iran, u ç’vendosën nga Anglia drejt Shteteve të Bashkuara, ku pati një numër arrestimesh të personave të dyshuar se punon për Iranin.
Tashmë, avionët furnizues amerikanë janë larguar nga një tjetër bazë ajrore britanike, ajo e Mildenhall-it, në juglindje të Anglisë, rreth 80 km larg Londrës. Sipas të dhënave, ata janë dislokuar në Gjermani.
Edhe pse amerikanët nuk e kanë konfirmuar një lëvizje të tillë, gjurmimet e fluturimeve dhe pamjet filmike tregojnë se 9 deri në 10 avionë furnizues në ajër të avionëve luftarakë janë zhvendosur, shumica në Gjermani, në Spanjë dhe një pjesë në një bazë tjetër ajrore në veri të Anglisë, më saktësisht në afërsi të Glasgout, në Skoci.
Ndërkaq, tre avionë me aftësi ngritjeje vertikale janë zhvendosur drejt një baze tjetër britanike në jugperëndim të Anglisë.
Dukshëm, kjo sugjeron se kërcënimi i pretenduar ka pasur të bëjë specifikisht me bazën ajrore Mildenhall, ku ishte stacionuar kjo flotë avionësh furnizues amerikanë.
Një zhvillim i tillë, pa mëdyshje, do të ushtrojë presion edhe më të madh ndaj qeverisë britanike, pasi, në rastin e incidentit të sigurisë në bazën Fairford rreth një muaj më parë, ku u zhvendosën bombarduesit e rëndë strategjikë amerikanë drejt Shteteve të Bashkuara, kryeministri britanik Andy Burnham u shpreh qartazi se kishim të bënim me një komplot nga Garda Revolucionare Islamike në Iran.
Rasti i fundit ngre pikëpyetje mbi aftësinë e Britanisë për të garantuar sigurinë e personelit dhe pajisjeve të ushtrisë amerikane të dislokuara në tokën britanike, edhe pse, falë zbulimit dhe inteligjencës britanike, asnjë dëm nuk është shkaktuar deri më tani.
Edhe pse ka shumë hipoteza për arsyet e vërteta të këtij zhvillimi, pritet që pala amerikane të konfirmojë konkretisht se cilat kanë qenë kërcënimet që kanë çuar në një operacion të tillë zhvendosjeje.
Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes mbetet hermetike në prononcimet për situata të ngjashme, duke mos pranuar të komentojë mbi operacionet ushtarake të shteteve të tjera.
Top Channel