“Një ditë do shënojë 40 gola”, Nagelsmann thur elozhe për adoleshentin e talentuar

24/07/2022 20:26

Bayern Munich ka fituar garën me klubet e tjera për shërbimet e Mathys Tel, 17-vjeçarit të talentuar të Rennes, i cili luan në qendër të sulmit dhe në krahët e këtij reparti.

Kampionët e Gjermanisë ia kanë dalë të përfitojnë nga dëshira e adoleshentit për të vijuar karrierën në Mynih duke ulur pretendimet e klubit francez, që kërkonte 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Raportimet e fundit nga Franca flasin për një marrëveshje të arritur për rreth 28-30 milionë euro, ndërkohë që trajneri Julian Nagelsmann nuk i ka kursyer elozhet për Tel.

Ai mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë. Do vijë dita kur Tel do të shënojë 40 gola në një ndeshje… Gjithsesi, në sezonin e tij të parë me ne jam i kënaqur nëse arrin shifrën e 10 golave”, deklaroi trajneri i Bayernit.

Top Channel