Duke nisur nga data 23 korrik, për një muaj, tifozët e Diego Maradonës mund të hipin në avionin e krijuar si një homazh për futbollistin legjendar.

Shokët e skuadrës argjentinase, të cilët bashkë me Maradonën fituan Kupën e Botës në vitin 1986, do të jenë në mjetin e instaluar në aerodromin Morón në provincën e Buenos Aires për të treguar histori që kanë përjetuar me të.

Në një eksperiencë unike, vizitorët do të shohin brenda avionit një muze të vogël me këmisha dhe çizme që përdorte Maradona. Akoma më të veçantë e bën fakti se fansat mund të lenë një mesazh në kabinë dhe, falë inteligjencës artificiale të ofruar nga një hologram, mund të flasin me legjendën e futbollit.

Tango D10S do të të udhëtojë më pas në Brazil, Kolumbi, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, në Itali dhe më pas do të shkojë në Katar për të qenë një nga atraksionet gjatë Botërorit të ardhshëm ku skuadra argjentinase është pretendente për të qenë kampione dhe në fund mesazhet e fansave do të dërgohen në orbitë.

Mesazhet mund të dërgohen në format audio, tekst ose video, dhe do të kompresohen në një hard disk, i cili do të lëshohet në hapësirë ​​me anë të një sateliti.

 

 

Top Channel