Rayo Vallecano përgatit rikthimin e bujshëm, i bën ofertë sulmuesit brazilian

24/07/2022 22:08

Rayo Vallecano përgatit rikthimin e bujshëm. Klubi spanjoll mbylli një vit mjaft pozitiv në La Liga, i udhëhequr nga kolumbiani Radamel Falcao në sulm dhe tani është gati të përforcojë repartin e avancuar me një tjetër bomber.

Bëhet fjalë për brazilianin Diego Costa, i cili ka luajtur me Rayon në sezonin 2011-2012 dhe sipas mediave iberike, palët janë duke negociuar për një rikthim të bujshëm këtë vit.

Klubi spanjoll ka ofruar një kontratë një vjeçare me pagë rreth një milionë euro në sezon dhe aktualisht Diego Costa ka kërkuar kohë për të marrë vendimin, që me shumë gjasë do të jetë ai i rikthimit në Madrid.

Vlen të theksohet se te Rayo Vallecano luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu, që prej dy sezonesh është shndërruar në titullar të padiskutueshëm në krahun e djathtë të repartit të prapavijës.

Top Channel