Ligj i ri për veteranët në Kosovë, kryeministri u dorëzoi propozimet shoqatave të UÇK-së

24/07/2022 12:42

Pas më shumë se një muaji që kur u takua me veteranët për të ndërprerë protestat, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dorëzuar propozimet e tij tek Organizatat e dala nga lufta.

Kurti ka propozuar të fillojë hartimi i një ligji të ri i cili nis procesin e vlerësimit dhe verifikimit të veteranëve. Por, sipas tyre, kjo nuk mund të bëhet për shkak të një procesi gjyqësor.

Propozim tjetër i shefit të qeverisë është edhe kategorizimi i veteranëve, që sipas Klinakut edhe këtë e pengon procesi aktual gjyqësor i pastrimit të listave.

Ndërkohë që për propozimin e tretë të Kurtit për përkrahjen në punësim dhe subvencionim të pagës për veteranët, Klinaku shton se kjo mund të bëhet edhe tash, por nuk ka vullnet.

Organizatat e dala nga lufta do të mbajnë takim që më pas t’i përgjigjen letrës së Kurtit, por duke mos përjashtuar protestat në rast se ligji që mundëson rritjen e pagës minimale dhe lë anash pensionet e veteranëve shkon në lexim të dytë në Kuvend.

 

Top Channel