I vuri zjarrin tokës së tij dhe dogji ullinjtë e fqinjëve, vihet nën hetim 

24/07/2022 11:05

Një 50-vjeçar që ndezi zjarr në pronën e tij dhe dogji pemët e fqinjëve është vënë nën hetim këtë të diel në Lushnjë.

Shtetasi me iniciale I.S., banues në Karbunarë u ka vënë flakën barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve E. M. dhe P. M.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. S., 50 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve E. M. dhe P. M.

Top Channel