Aksident në Balldre të Lezhës, makina kthehet përmbys! Shpëtojnë pa lëndime të rënda babai me dy djemtë

25/07/2022 10:02

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Lezhës.

Aksidenti është shënuar në një nga akset më problematike, pikërisht në aksin rrugor Lezhe-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Një automjet tip “Peugeot” në të cilin udhëtonin babai me dy djemtë e tij, doli nga rruga duke u përmbysur në një pjese jashtë rrugës.

Nga aksidenti ka marre lëndime te lehta drejtuesi i automjetit qe po lëvizte ne drejtim te Lezhës. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Top Channel