Ish-ushtaraku Bajram Begaj merr pasditen e kësaj të diele postin e kreut të shtetit, ndërsa 400 të ftuar që do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës, po mbërrijnë në Kuvend.

Ish-ushtaraku Bajram Begaj sapo ka mbërritur në Kuvend bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, teksa është pritur nga Lindita Nikolla.

Deri më tani janë parë diplomatët si Yuri Kim, Peter Zingrav, ambasadori belg, zëvëndës ambasadori amerikan, etj.

Të dy Presidentët, ai në largim dhe Presidenti i ri do zënë vend në tribunë. Ekzekutimi i himnit kombëtar do shoqërohet nga 21 të shtëna topi, e menjëherë më pas kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, do i dorëzojë Presidentit Begaj, Kushtetutën e vendit.

Kryetari i ri i shtetit pritet të mbajë fjalën e rastit, duke shënuar zyrtarisht largimin nga detyra të Ilir Metës.

Top Channel