Qëlloi me armë zjarri dje në Vlorë pas një konflikti për parkimin, në kërkim 40-vjeçari

25/07/2022 09:28

40-vjeçari me inicialet E.L., i cili qëlloi me armë në ajër ditën e djeshme në Vlorë, pas një konflikti për vendin e parkimit është shpallur në kërkim nga policia.

Shtetasi E.L 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase 58-vjeçe me inicialet A.D, pas një konflikti për vendin e parkimit.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel