Shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrell uron Bajram Begajn: Mezi pres të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Europian

24/07/2022 18:58

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian ka uruar Bajram Begajn në marrjen e detyrës si president i Republikës së Shqipërisë.

Borrell shprehet se mezi po pret që të punojnë në drejtimin europian të vendit, që tashmë ka çelur edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë . Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi së bashku më të fortë.”, shkruan Borrell.

 

Top Channel