Një konflikt për vendet e parkimit në zonën e plazhit pranë Ujit të Ftohtë shkaktoi panik te pushuesit që këtë të diel, në mes të sezonit turistik, janë të shumtë në Vlorë.

Një 30-vjeçar i identifikuar si Aurel Licaj, rreth orës 12:00 nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër.

Turistët që u bënë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, kanë filmuar momentin dhe kanë dërguar në redaksinë e Top Channel një foto ky duket ky shtetas me armë në dorë, ndërsa një burrë tjetër përpiqet të qetësojë situatën dhe e mban atë nga krahu.

Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi. Shtatë persona janë shoqëruar në komisariat. Policia arrestoi pak minuta më pas një të dyshuar si të përfshirë në konflikt, ndërsa ai vijon të jetë në arrati.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel