E martë, 01 Shkurt 2022
17:44
Ndihma izraelite për afganët e strehuar në Shqipëri

Pas vendimit të Ministrit të Jashtëm Izraelit për të ndarë një fond të posaçëm për të ndihmuar refugjatët afganë në vendet tranzit, u koordinua me një sërë vendesh që kanë lidhje me marrjen e kësaj ndihme, si dhe me UNHCR dhe UNODC.

17:18
Lajçak dhe Escobar në Prishtinë/ Presion për dialogun dhe Asociacionin

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë vazhduar të martën vizitën në Kosovë me takime me përfaqësues të partive opozitare.

17:10
Putin e Victor Orban mbajnë bisedime partneriteti në Moskë (fotot)

Teksa tensionet vijojnë përshkallëzimin në lindje të Evropës, presidenti rus Vladimir Putin ka pritur sot kryeminsitrin hungarez Viktor Orban për bisedime në Moskë.

17:09
6 shenjat e Omicron në lëkurë që nuk duhen injoruar kurrsesi

Ka disa shenja të çuditshme në lëkurë që mund të merren lehtësisht për alergji apo për ndonjë pasojë të tharjes së saj. Por ekspertët paralajmërojnë se ato mund të tregojnë edhe infektimin nga Omicron, ndaj nuk duhen anashkaluar.

17:03
Gjukanoviç: Qeveria e pakicave nuk është zgjidhja më e mirë, por ne do ta mbështesim

Kreu i Partisë Socialdemokrate dhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviç konfirmoi se partia që udhëheq do të votojë për modelin e qeverisë së pakicës.

17:02
Këto janë shenjat më gënjeshtare të zodiakut

Ndonjëherë është e vështirë të dallosh kur dikush po të gënjen.

16:57
Flota ruse kalon në Siçili, lufta “shumë pranë” Evropës

Kriza ukrainase po mbërrin në Mesdhe, shkruajnë mediat italia pikërisht në kohën kur SHBA-ja dhe Rusia u përplasën fort në takimin e parë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar kërcënimit të një pushtimi rus.

16:56
“Më puthi ajo e para”, Iliri rrëfen dashurinë e parë para banorëve në Big brother VIP

Ilir Shaqiri ka rrëfyer historinë e dashurisë së tij të parë para banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

16:48
Manastirliu-Gjiknuri inspektojnë Pediatrinë e Elbasanit: Investimi përfundon brenda marsit

Brenda muajit Mars do të hapet Spitali i ri Pediatrik në Elbasan, pjesë e investimeve të qeverisë për rijetësimin e rrjetit të pediatrive dhe materniteteve në vend.

16:46
Është aq ftohtë në Florida sa iguana të ngrira po bien nga pemët (foto-video)

Iguanat janë ftohur aq shumë në disa pjesë të SHBA sa që po bien nga pemët ku qëndrojnë.

16:45
Erdogan vendos të shkojë vetë në Ukrainë: Kur mali nuk shkon te Muhamedi …

Rexhep Tajip Erdogan u ofrua të ndërmjetësonte krizën ukrainase, por koha duket nuk premton.

16:37
Çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NATO-s?

Disa vende anëtare të NATO-s po dërgojnë trupa dhe pajisje për aleatët në Evropën Lindore ndërsa përshkallëzohen tensionet me Rusinë. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri disa mijëra trupa. Moska ka mbi 100,000 trupa të grumbulluara në kufirin me Ukrainën dhe Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon. Por çfarë mund të pritet nga një reagim ushtarak i NATO-s.

16:23
Si dukej Georgina Rodriguez kur punonte si shitëse në “Gucci”? (Fotot)

Kuriozitetit për të parë Georgina Rodriguez se si dukej ndërsa punonte si shitëse në Gucci iu dha fund tashmë.

16:15
Katër shenjat më të vërteta të zodiakut, sipas një astrologu

Astrologjia ka një mënyrë për të mbajtur një xham zmadhues deri në atributet, stilin dhe motivet tona unike.

16:14
Luanesha vret kujdestarin, hap derën e ndarjes dhe sillet nëpër kopshtin zoologjik me shokun e saj (fotot)

Punonjësi i identifikuar nga familjarët me emrin Esfandani, ishte duke u vendosur mishin nga dritarja e ushqimit, kur dy luanët arritën të hapnin kafazin e tyre, e vranë atë dhe u sollën rrotull në kopshtin zoologjik iranian për disa orë.

16:12
IKSHPK apel qytetarëve në Kosovë: Vaksinohuni!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë u ka bërë sërish apel qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat anti-COVID. IKSHPK thotë se varianti Omicron po vijon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të shtrimeve në spital dhe rasteve fatale. Prandaj, sipas këtij instituti situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë […]

16:02
Përplasen dy makina në Sukth, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Tiranë Durrës në Sukth, ku janë përplasur dy automjete.

15:48
Kosova regjistron gjashtë viktima nga koronavirusi dhe mbi 2 mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi të martën më 1 shkurt, se janë regjistruar edhe gjashtë viktima dhe 2,033 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 10,087 mostrave.

15:47
Vrasësi italian infektues me HIV burgoset 22 vjet pas përndjekjes nga motra e viktimës (fotot)

Një avokate italiane motra e së cilës vdiq nga AIDS, ka ndihmuar në burgosjen e burrit që e infektoi me dijeni, pasi e ndoqi atë dhe zbuloi se kishte infektuar dhe katër gra të tjera më herët.

15:35
Qentë endacakë “pushtojnë” Lezhën

Turma me qenë endacakë qarkullojnë nëpër rrugët dhe çdo lagje të qytetit të Lezhës

15:33
S`ka më kuptim: Danimarka heq të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit

Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që duke nisur nga dita e sotme, heq të gjitha kufizimet kundër koronavirusit, edhe pse infektimet nga Omicron në këtë vend, ka mbërritur nivele rekord.

15:31
Përurohet statuja e mbretëreshës/ Statuja e Mbretëreshës Geraldinë, vendoset në Bulevardin “Zogu I”

Në ceremoninë e përurimit të statujës së Mbretëreshës Geraldinë, të vendosur në Bulevardin “Zogu I”, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu krenarinë që ka për drejtimin e një qyteti, që respekton të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në vendin tonë.

15:29
“Vishu me trashëgimi”/ Ekspozitë në muzeun arkeologjik të Durrësit

”Vishu me trashëgimi” është ekspozita më e fundit e çelur në ambientet e muzeut arkeologjik të Durrësit.

15:27
Konflikti mund të përhapet, NATO në gatishmëri të lartë: Nisen trupa e avionë në lindje

Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën.

15:26
Në dyshim e ardhmja e Johnson/ Dështoi në zbatimin e rregullave kundër Covid

Javët e ardhshme mbeten kritike per Kryeministrin britanik Boris Johnson pas një raporti hetimor mjaft dëmtues i cili konkudoi dështim nga ana e tij dhe stafit te kryeministrisë ne Downing Street, ne zbatimin e te njëjtave rregulla anti-covid qe ata vet i kishin hartuar mesa duket per te tjerët, por jo per veten e tyre.

15:21
Escobar, mesazh të fortë BE-së për Ballkanin: Është mundësi, jo rrezik!

Nga Prishtina, Gabriel Escobar përcolli një mesazh të qartë për Bashkimin perëndimor: BE-ja, tha i dërguari amerikan për rajonin, duhet ta shohë Ballkanin si mundësi dhe jo si rrezik, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës.

15:19
Greqi, rekord vdekjesh nga Covid/ Në 24 orë humbën jetën 119 të sëmurë në spitale

Per te 11 herë brenda dy muajve te fundit Greqia regjistron numër treshifror vdekjesh nga koronavirusi.

15:17
Sulmi në Ukrainë nga disa fronte, SHBA largon me urgjencë personelin nga Bjellorusia

Shtetet e Bashkuara u kërkuan punonjësve qeveritarë amerikanë në Bjellorusi dhe familjarëve të tyre të largohen nga vendi, teksa frika e një pushtimi rus në Ukrainë, sa vjen e rritet.

15:16
Shemben ndërtimet tek 5 maji/ Ndërhyrja e IKMT. Nuk ka kundërshtim nga banorët

Prishja e banesave tek rruga 5 Maji në kuadër të rindërtimit ka vijuar sërish që prej orës 7 të mëngjesit.

15:12
Lezhë, vështirësi nga dëbora/ Bëhet e pamundur lëvizja në fshatrat e thella

Situata ka vijuar e tillë për disa orë rresht në këtë zonë, çka ka bërrë të pamundur qarkullimin në këtë aks rrugor, që lidh Lezhën me 9 fshatra të njësisë adm. Ungrej.

15:07
Nesër ulen temperaturat/ Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin

Muaji Shkurt ka nisur me reshje shiu dhe dëbore, që nuk do zgjasin.

15:02
Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë, prodhonte dhe falsifikonte produkte kozmetike dhe detergjentë

Policia arrestoi në flagrancë një 53-vjeçar të cilin e kapi me produkte të ndryshme kozmetike dhe detergjentë më etiketa dhe ambalazhe që dyshohet se i ka falsifikuar.

15:02
Makina bie në lumë, tre viktima/ Humbin jetën burrë e grua. 3 të plagosur, mes tyre rëndë një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin Elbasan Librazhd në vendin e quajtur kthesat e Murrashit.

14:51
Operacioni “Gasolina” çon në pranga një person, sekuestron 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë

Policia arrestoi një person, procedoi penalisht një tjetër dhe sekuestroi 500 litra naftë, vaji motori dhe antifrizë.

14:49
Reshjet e dëborës, ja si paraqitet situata në aksin rrugor Korçë-Pogradec

Muaji Shkurt ka nisur me reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe të vendit tonë.

14:36
Udhëtoi me charter privat? Rama i përgjigjet akuzave të PD: Budallallepsja vjen nga dy rrugë! Isha me biletë ekonomike

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për udhëtimet me charter privat.

14:35
“E kam të vështirë”, Monika tregon historinë pas divorci: Një ditë të bukur, teksa po punonim së bashku…

Sot hymë në muajin e dashurisë, ndërsa ‘Big Brother’ mbrëmjen e djeshme ftoi të gjithë banorët të tregojnë historitë e tyre të dashurisë.

14:27
“Më tha hiq pantallonat, kisha frikë”, Arjola Demiri rrëfen historinë me ish burrin, si e refuzoi kur i kërkoi marrëdhënie seksuale

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer takimin e parë me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka 3 fëmijë.

14:25
Zelenskiy u bën thirrje ukrainasve të qëndrojnë të qetë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të bashkuar, derisa qeveria dhe liderë në mbarë botën po vazhdojnë përpjekjet për të shmangur një pushtim të mundshëm nga Rusia, e cila ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë përgjatë kufirit.

14:17
Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te Bulevardi “Zogu I”; Veliaj: “Raporti mes Shqipërisë dhe Hungarisë është special; Urat që lidhen mes njerëzve janë të pathyeshme”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e përurimit të statujës së Mbretëreshës Geraldinë, e vendosur në Bulevardin “Zogu I”, tha se ndihet krenar që drejton këtë qytet, që sot i respekton të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në vendin tonë.

14:12
Aksidenti tragjik me 3 viktima/ Policia jep detajet: Makina u përplas me “Ford”-in

Policia vjen me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku për pasojë humbën jetën 3 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

14:07
Balla argumenton në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës si President i Republikës

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla të martën ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohet mbi kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

14:06
Monika Lubonja rrëfehet për ish-bashkëshortin, flet për takimin e parë: I futa manderinën në gojë pastaj e putha!

Natën e kaluar në “Big Brother VIP” banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë.

14:03
Hyri në dyqan me forcë dhe tentoi të tërhiqte para me kartë të vjedhur, si doli zbuluar “akrepi i natës” në Tiranë

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arqile Xhepën, i cili ishte shndërruar në “tmerrin” e Tiranës me vjedhjet që kishte kryer.

14:01
Kushtetusja rrëzon Metën për përjashtimin nga seanca të përfaqësuesve të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e përfaqësuesve ligjor të presidentit Ilir Meta të cilët kërkuan që përfaqësuesit e Kuvendit të Shqipërisë të mos jenë të pranishëm në seancë.

13:48
Drejtim mjeti pa dokumenta dhe në gjendje të dehur dhe lidhje e paligjshme e energjisë, 5 në pranga

Pesë të arrestuar dhe një i proceduar penalisht, ky është bilanci i bërë nga policia e Fierit në 24 orët e fundit.

13:43
Gjashtë të arrestuar në 24 orët e fundit në kryeqytet, procedohen 2 të tjerë

Gjashtë persona janë vënë në pranga në Tiranë, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim më herët, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

13:42
Elisa Spiropali: Luli me Saliun janë bir e babë. PD ka mundësinë të shpëtojë duke u vënë shqelmin dy të marrëve

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar për koalicionin LSI-Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit ndërsa nuk ka lënë pa ironizuar Sali Berishën me Lulzim Bashën.

13:36
Vodhi para nga makina e parkuar, arrestohet 40 vjeçari në Korçë/ Procedohen dy të tjerë

Një person është vënë nën prangat e policisë në Korçë ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht, për vepra të ndryshme penale.

13:29
Liderët opozitarë: Marrëveshja me Serbinë, në kufijtë ekzistues

Liderët e partive opozitare në Kosovë thanë se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, duhet të bëhet duke mos cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

13:20
Ukraina, në mëshirën e Putinit? SHBA: Nuk dërgojmë trupa të luftojnë me rusët

Pentagoni ka shkurtuar kohën e gatishmërisë së trupave në përgjigje të zgjerimit të praninë ushtarake të Moskës në kufirin ukrainas.

12:57
Me doza kokaine në “Benz” gati për shitje, ‘kapet mat’ nga policia 36 vjeçari në Fier

Një 36 vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë në tentativë për të shitur kokainë.

12:50
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese të martën hodhi poshtë kërkesën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për përjashtimin e trupës që shqyrton shkarkimin e këtij të fundit në Gjykatë Kushtetuese, me argumentin se një kërkesë e tillë nuk është e bazuar në Kushtetutë.

12:44
PD sulmon koalicionin “Shtëpia e Lirisë”: Simbolizon korrupsionin

Partia Demokratike këtë të martë reagoi pas zyrtarizimit të marrëveshjes së koalicionit mes Komisionit të Rithemelimit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), që do të garojnë së bashku në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, në gjashtë bashki të vendit.

12:39
“I ka kaluar pritshmëritë e mia…” Einxhel hap zemrën dhe rrëfehet për Dagz!

Një nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë padyshim Einxhel dhe Dj Dagz.

12:36
Shkaktuan aksidentin tragjik në aksin Elbasan-Librazhd, vijon rënia e gurëve të mëdhenj nga mali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm, ku një automjet tip ML ka rënë në lumin Shkumbin. Mësohet se një automjet tjetër po devijonte gurët në rrugë dhe u përplas me makinën tip ML që humbi kontrollin dhe ra në lumin Shkumbin.

12:20
Situata me COVID-19 në Olimpiadë është “nën kontroll”

Situata me pandeminë në Lojërat Olimpike Dimërore është “nën kontrollin e pritur”, pavarësisht rritjeve të rasteve pozitive, tha një zyrtar nga Zyra për Kontrollin dhe Parandalimin e Pandemisë në Lojërat që mbahen në Kinë.

12:11
Policia procedon penalisht shtatë persona në Vlorë

Shtatë persona janë proceduar penalisht në Vlorë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

12:07
Reshjet e dëborës, asnjë masë për zhbllokimin e rrugës që lidh Lezhën me 9 fshatra

Edhe zonat malore të Lezhës janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Maja e Kreshtës është më problematike ndërsa kalohet vetëm me zinxhir.

11:58
Trashësia e dëborës arrin në 30 cm, bllokohen disa fshatra në Elbasan

Edhe Elbasani është përfshirë nga reshjet e dëborës.

11:47
Gazetarët në kushte të vështira duke ndjekur gjyqin e Metës në Kushtetuese

Mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca ku do të shqyrtohet vendimi i parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

11:46
Reshje dëbore në veri të vendit, “Rruga e Kombit” pa probleme

Moti me reshje të dendura të dëborës ka përfshirë disa qytete të Shqipërisë në këtë ditë të parë të muajit.

11:30
Dy të arrestuar në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim!

11:28
Rëndohet situata në Bulqizë/ Bllokohen disa fshatra, trashësia e dëborës arrin në 40 cm

Situata nga reshjet e dendura të dëborës është rënduar në Bulqizë.

11:15
Lajçak dhe Escobar nisin takimet me krerët e partive opozitare në Kosovë

I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar kanë filluar takimet e tyre me krerët e partive opozitare.

11:05
Kujdes, pamje të rënda! Bie makina në lumin Shkumbin, pamjet e makinës së përmbysur. Njëri “lundron” në ujë…

Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga vendi ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u shënua një aksident i rëndë.

10:54
“Shtëpia e lirisë”, ja logoja e koalicionit të Berishës me LSI për zgjedhjet e 6 marsit

Kjo është logoja e koalicionit të Sali Berishës me LSI për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që pritet të mbahen në gjashtë bashki të vendit.

10:49
“Tregoni kujdes”, Policia e Shtetit apel shoferëve: Në këto akse kalohet vetëm me zinxhir

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth situatës së reshjeve dhe motit të keq në vend.

10:36
Fadromat e IMT rinisin shembjen e banesave të tjera te ‘5 Maji’

Ditën e sotme ka nisur sërish aksioni i shembjes së banesave në kuadër të Rindërtimit për lagjen e re të ‘5 Majit’.

10:24
Makina përfundoi në Lumin Shkumbin, momenti i shpëtimit të aksidentuarëve

Një aksident i rënë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

10:10
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë dhe Dibër, vështirësohet qarkullimi

Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër dhe Bulqizë.

09:57
Dëbora ‘pushton’ Korçën. Kujdes! Ja çfarë duhet të dinë shoferët për akset në jug-lindje të vendit

Edhe qarku i Korçës është përfshirë ka reshjet e dëborës gjatë natës.

09:51
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Shkodrës/ Shkollat të hapura, qarkullimi vijon pa probleme

Qarku i Shkodrës është ‘pushtuar’ nga reshjet e shiut dhe dëborës.

09:48
E parkuar prej shumë kohësh, shkrumbohet mjeti në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

09:46
Aksident në Elbasan-Librazhd/ Tre persona humbin jetën, 2 të plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë 10 vjeç

Një aksident i rendë ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Librazhd ku një mjete ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin.

09:39
Shkarkim ose jo? Sot mbahet gjyqi për presidentin, Meta publikon fotografi me kamarierin: Po përcjellim për në Gjykatë…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vendimin që pritet të japë sot Gjykata Kushtetuese, shkarkim ose jo. Në një fotografi të postuar mëngjesin e sotëm, Meta ka postuar foto me kamarierin Landi ndërsa zbulon dhe personat që do ta përfaqësojnë në Kushtetuese.

09:30
“Të thashë o bish… Është ndërruar shefi i degës në drejtorinë rajonale”/ Detaje nga operacioni “Xhamat e errësuar”, si u bë falsifikimi i dokumenteve (Bisedat)

Mbrëmjen e kaluar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Policinë kanë arrestuar 7 persona, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.

09:25
Debati i ashpër ruso-amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një debat të ashpër mbi krizën në Ukrainë. Përfaqësuesi rus u shpreh për “histeri lufte”, kolegia e tij amerikane e kundërshtoi.

09:22
Borë në të gjithë vendin, këto janë akset ku duhet të tregoni kujdes, ARRSH apel shoferëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale bëri të ditur se, gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

09:16
Kryeministri kanadez: Rusia po kërkon konflikt

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se një invazion rus në Ukrainë do të kishte pasoja të rënda dhe serioze.

09:15
Reshje shiu në Elbasan, të gjithë akset nacionale janë të hapura

Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit.

08:57
Ronaldo: Në Brazil e sulmojnë për jetën private, por mua Neymar më çmend!

Një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur thjesht si Ronaldo ka folur së fundmi për patriotin e tij, Neymar.

08:54
Danimarka heq të gjitha kufizimet kundër COVID-19

Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që më 1 shkurt hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër koronavirusit, pavarësisht numrit rekord të rasteve të shkarkuara nga varianti Omicron.

08:44
Reshje dëbore në qarkun Kukës, ja si është situata: Rrugët nacionale të kalueshme

I gjithë territori i qarkut Kukës është përfshirë nga reshjet e borës.

08:35
Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina del nga rruga, përplaset me pemët dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.

08:26
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, bllokohet rruga e Arbrit. Ja cilat akse janë të kalueshme

I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës duke vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët nacionale dhe ato rurale.

08:12
Kongresi, përgatitje për ‘nënën e të gjitha sanksioneve’ nëse Rusia pushton Ukrainën

Falë një përpjekjeje dypartiake, Senati po përgatitet për atë që kryetari i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, e ka quajtur si “nëna e të gjitha sanksioneve”, që do t’i vendoseshin Rusisë në rast të pushtimit të Ukrainës.

07:47
Reshje në të gjithë territorin dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

07:36
Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, policia jep detajet

Një automjet tip “Volksëagen Transporter” është përfshirë nga flakët edhe është djegur pjesërisht në Vlorë.

07:17
Kriza në Ukrainë/ SHBA merr një përgjigje me shkrim nga Rusia

Shtetet e Bashkuara kanë marrë një përgjigje me shkrim nga Rusia pasi Uashingtoni iu përgjigj me shkrim javën e kaluar kërkesave të Moskës lidhur me ngërçin e krijuar mbi Ukrainën. Lajmi u bë i ditur të hënën nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

06:56
A ndikojnë dhimbjet e kokës tek përshpejtimi i plakjes së trurit? Kujdesi që ju duhet

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë. Sipas të dhënave nga Instituti Internacional i Alzhaimerit, çdo 3 sekonda në botë dikush preket nga dementia apo Alzhaimer. Përhapja me shpejtësi e kësaj sëmundje pritet të rritet përsëri përgjatë 20 viteve të ardhshme. Sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga plakja e trurit dhe harresa.

06:32
Njihuni me ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes. Shmangia e ftohjes së zakonshme (ose rinovirusi,në terma shkencorë) është në mendjen tonë edhe më shumë këtë vit me pandeminë e vazhdueshme. Por para së gjithash,pse zinku është kaq i dobishëm kur bëhet fjalë për shëndetin tonë?

06:06
Dieta e duhur për t’u kuruar nga koliti, këshillat e mjekëve

Koliti ose i njohur ndryshe me emrin koliti ulçerativ është një lloj sëmundje inflamatore që shkakton probleme në zorrë. Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë fryrje, dhimbje barku apo diarre, të cilat shfaqen herë pas here.

05:50
Zakonet e të ushqyerit që dëmtojnë shëndetin tuaj pas të 60-tave

Pavarësisht nëse sapo keni hyrë në të 60-tat apo i keni mbushur tashmë, trupi juaj pëson shumë ndryshime. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroheni rregullisht.

05:15
Këto shenja presin një kthesë të madhe parash në shkurt

Një nga ngjarjet më të rëndësishme astrologjike 2022 do të ndodhë në shkurt – lidhja e Marsit dhe Venera në Bricjap, ku ndodhet tani planeti i financave Plutoni.

03:46
Nënvarianti i ri Omicron konfirmohet në Kroaci

Pasi të enjten në Slloveni u konfirmuan dy raste të nënvariantit të ri të virusit omicron, të quajtur BA.2, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nënvarianti ishte zbuluar edhe në Kroaci.

03:13
Studimi i ri/ Nënvarianti omicron më ngjitës se origjinali

Nënvarianti omicron BA.2, i cili u përhap shpejt në Danimarkë, është më i transmetueshëm se nënvarianti më i zakonshëm BA.1 dhe ka edhe më shumë gjasa të infektohet dhe të vaksinohet, ka treguar një studim i ri danez. Midis dhjetorit dhe janarit, u krye një studim për të analizuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit në më shumë se 8.500 familje daneze.

02:44
SHBA kërcënon me sanksione oligarkët rusë nëse Rusia e sulmon Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur sanksione specifike kundër anëtarëve të elitës ruse dhe familjeve të tyre në rast se Rusia sulmon Ukrainën, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

02:20
Aksidentohet autobusi i turistëve, 13 të vdekur

Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur pasi u përfshinë në një aksident.

01:58
​Kurti për dialogun: Sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak deklaroi se janë të angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë ndërsa tha se mbështesin edhe bashkëpunimin rajonal duke përmendur Procesin e Berlinit si dhe Tregun e Përbashkët Rajonal.