Kujdes, pamje të rënda! Bie makina në lumin Shkumbin, pamjet e makinës së përmbysur. Njëri “lundron” në ujë…

01/02/2022 11:05

Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga vendi ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u shënua një aksident i rëndë.

Një automjet humbi kontrollin, doli nga rruga dhe ra në lumin Shkumbin, ndërsa policia që prej dy orësh po vijon operacionin për nxjerrjen e personave që ndodhen brenda në mjet.

Në nisje të operacionit, forcat policore në bashkëpunim me zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e dy personave, njëri prej tyre mësohet të ketë qenë një fëmijë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa pak minuta më pas u bë e mundur nxjerrja e një tjetër shtetase e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Këto janë pamjet më të fundit që vijnë nga vendngjarja, ku shihet trupi i pajetë njërit prej personave që ndodheshin në mjet, brenda në ujërat e lumit Shkumbin.

Policia po punon ende për nxjerrjen e një tjetër trupi nga automjeti.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel