“Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa
Partia Demokratike këtë të martë reagoi pas zyrtarizimit të marrëveshjes së koalicionit mes Komisionit të Rithemelimit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), që do të garojnë së bashku në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, në gjashtë bashki të vendit.
Partia Demokratike e drejtuar nga kreu aktual Lulzim Basha e konsideron një koalcion të tillë si “partia e vjetër Meta-Berisha-Rama” dhe sipas të cilës, “simbolizon korrupsionin, politikën e vjetër, lajmet e rreme e dezinformimin”.
Në një deklaratë për mediat, PD thotë se partia e vjetër “Meta-Berisha-Rama” ka dy qëllime:
2.Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.
“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016”, thotë PD.
Sipas saj, Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD-në dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.
“Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, citohet nga deklarata e PD-së.
Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” në zgjedhje e 6 marsit. Pjesë e koalicionit do të jetë LSI, PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi thuhet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtuese politike e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë udhëheqësja e koalicionit.
Komisioni i Rithemelimit përmbylli procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve të lokaleve të 6 marsit, më 30 janar.
Rezultati i parë i dalë nga votimet, ka qenë ai i Vorës, ku 332 persona kanë votuar në tërësi. Fitues ka dalë Lulzim Vrana, me 277 vota pro. Rivali i tij në garë, Luan Gani, ka marrë 55 vota. Kryetari i Komisionit vendor të votimit dhe numërimit, Agron Marku, ishte ai i cili ka shpalosur edhe rezultatin e votimeve.
Në Dibër është shpallur fitues kandidati Premtim Kryemadhi, me 424 vota të marra prej 713 që ishin në total. Dy kandidatët e tjerë, Behar Dema dhe Dafina Muda, kanë marrë respektivisht 158 dhe 121 vota. Dhjetë vota ndërkohë, kanë qenë të pavlefshme.
Durrësi ka parë fitues kandidatin Ardjan Muka, i cili ka marrë 1 mijë e 546 vota. Përballë tij ishte Silvja Gjepali, e cila nuk ka shkuar më shumë se 373 vota. Në këtë bashki, ka pasur 11 vota të pavlefshme.
Për Bashkinë e Rrogozhinës, personi më i votuar ka qenë Hekuran Xhani, me 211 vota. Kështu, ai do të jetë garues i Komisionit të Rithemelimit në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Kandidatët e tjerë kanë marrë numër më të ulët votash, ku më i afërti ka qenë Sokol Gosa, me 70 të tilla. Eqerem Deliu mori 23 vota, Vladimir Manushi shtatë dhe Hajrulla Tafa, tre të tilla.
Bashkia e Lushnjës do të ketë për kandidat nga lëvizja e Berishës Elton Banon, i cili mori 671 vota në primare. Mes katër kandidatësh, Bano ka arritur të sigurojë më shumë se gjysmën e votave. Arben Zaimi mori 240 të tilla, Erion Iljazi 49 dhe Indrit Qerimi, 92.
Bardh Spahia, do të kompletojë listën e Berishës, pasi ka rezultuar fitues në procesin e zhvilluar në Shkodër.
Kështu, gjashtë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, do të kenë tashmë një muaj kohë, për të zhvilluar fushatën e tyre në rrethet përkatëse.
Top Channel