Edhe zonat malore të Lezhës janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Maja e Kreshtës është më problematike ndërsa kalohet vetëm me zinxhir.
Ende nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës apo hedhjen e kripës në këtë aks rrugor. Rruga është zhbllokuar disi vetëm nga mjetet që kanë kaluar nga
Kjo rrugë lidh Lezhën me 9 fshatra të njësisë administrative Ungrej.
ARRSH ka bërë me dije se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.
Ndër të tjera, theksohet se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Top Channel