Drejtim mjeti pa dokumenta dhe në gjendje të dehur dhe lidhje e paligjshme e energjisë, 5 në pranga

01/02/2022 13:48

Pesë të arrestuar dhe një i proceduar penalisht, ky është bilanci i bërë nga policia e Fierit në 24 orët e fundit.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasit E. M., 19 vjeç, banues në Fier; D. B., 19 vjeç, banues në Divjakë; N. K., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin M. Q., 65 vjeç, banues në Divjakë.

Policia vuri në pranga edhe shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi në dyqanin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit Z. H., 53 vjeç dhe S. M., 45 vjeç, banues në Patos, pasi janë kapur duke transportuar me mjetin tip “Ford” lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel