Gjashtë persona janë vënë në pranga në Tiranë, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim më herët, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia ndaloi shtetasin E. N., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular në një qendër tregtare.

Në pranga u vu edhe shtetasi A. D., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Policia ndaloi edhe shtetasin L. Sh., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në dyqanin e shtetasit L. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. Ll., 49 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe proceduan penalisht shtetasin A. D., 33 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi shtetasi L. Ll. ka vjedhur një biçikletë, të cilën më pas e ka blerë shtetasi A. D., dhe nuk e ka deklaruar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin I. D., 54 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grushte shtetasin Xh. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel