Shkaktuan aksidentin tragjik në aksin Elbasan-Librazhd, vijon rënia e gurëve të mëdhenj nga mali

01/02/2022 12:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm, ku një automjet tip ML ka rënë në lumin Shkumbin. Mësohet se një automjet tjetër po devijonte gurët në rrugë dhe u përplas me makinën tip ML që humbi kontrollin dhe ra në lumin Shkumbin.

Në pamjet e Top Channel duket se vijon rënia e gurëve të mëdhenj që po shkakton probleme në qarkullimin e mjeteve, të cilat duket se po lëvizin me kujdes dhe ngadalë për të shmangur një tjetër aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti gjetën vdekjen tre persona, shtetasi E. K. 53 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K 35 vjeç, si dhe e shtetasi E.S 18 vjeç. Në spital ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dy persona të tjerë, shtetasi E. K rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në koma dhe është transportuar drejt Tiranës dhe shtetasi A. H rreth 20 vjeç.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi.

Top Channel