Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa 07/11 23:05
Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur pasi u përfshinë në një aksident.
Mësohet se minibus që transportonte turistë gjatë fundjavës u përmbys në një autostradë në qytetin Lagos de Moreno, raportoi NBC.
Njësia e Mbrojtjes Civile në Jalisce tha se 12 persona, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën në vendngjarje, ndërsa një vdiq pasi u dërgua në spital. Në aksident kanë mbetur të plagosur dhjetë persona.
Nuk janë dhënë sqarime për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Top Channel