Shtatë persona janë proceduar penalisht në Vlorë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia procedoi penalisht për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Y. V., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit, shtetasi G. H. ka marrë një kredi në emër të tij.

Policia procedoi penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit A. B., 46 vjeç, U. B., 52 vjeç dhe I. B., 45 vjeçe, banues në Vlorë, sepse gjatë një konflikti midis tyre kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:

S. K., 52 vjeç, banues në Sarandë, sepse është konstatuar duke ndërtuar në tarracën e pallatit në pronësi të tij, pa lejen e organeve kompetente;

E. M., 39 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, sepse është konstatuar duke ndërtuar pa leje, një mur rrethues në pronën e tij, në Ksamil.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në fshatin Çiflik, Bashkia Konispol, kanë bllokuar një kope me bagëti të imta (dele), që një shtetas po e sillte nga Greqia dhe po e fuste nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri. Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi A. A., 32 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel