19:57
BE pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi më 16 nëntor
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në javën tjetër, përkatësisht më 16 nëntor, pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog.