E enjte, 21 Prill 2022
21:48
Zelensky: Nuk shkoj në Moskë, vendi në gjendje ushtarake edhe për 30 ditë

Presidenti ukrainas ka hedhur poshtë mundësinë e një vizitë në Moskë për bisedime kokë më kokë me Vladimir Putin, ndërsa vendi zgjati edhe për 30 ditë të tjera gjendjen ushtarake.

21:38
Jep dorëheqjen  kreu i kompanisë së dytë më të madhe të naftës ruse

Një nga më të pasurit në Rusi, presidenti i Lukoil, kompania e dytë me madhe e naftës në vend,  ka dhënë dorëheqjen.

21:37
“Procesi për Presidentin me regji të Ramës”/ Brizida Gjikondi: Opozita të sjellë emrat mos të vijoje me bojkote

Aktivistja Brisilda Gjikondi në panelin e Top Story mbrëmjen e sotme u shpreh për zgjedhjet presidenciale se i duken diçka me regji qendrore nga Rama.

21:33
Lindita Nikolla në krye të shtetit? Spiropali: Të gjejmë figurë të kundërt me Metën, nuk duam të pushtojmë Presidencën, por ta çlirojmë

Anëtarja e trojkës negociuese të Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri, Elisa Spiropali mohoi zërat se në krye të shtetit mund të vendoset kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

21:33
Sulmi rus në lindje/ Biden ndihmë: 800 milion dollarë armë për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten një  paketë të re ndihme në armë për Ukrainën, prej 800 milion dollarësh.

21:25
Agron Duka në ‘Top Story’: Kjo është një tallava, Rama e ka projektuar emrin që do të vendosë president

Zgjedhjet presidenciale janë bërë temë diskutimi edhe në studion e ‘Top Story mbrëmjen e sotme, ku i ftuar është Agron Duka, i cili ka folur mbi takimin me kryeministrin Edi Rama dy ditë më parë.

21:19
Zgjedhja e presidentit të ri/ Spiropali tregon “karakteristikat”: Nuk duhet të na turpërojë, mirëpresim çdo emër përveç…

Anëtarja e trojkës negociuese të Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri, Elisa Spiropali ka treguar karakteristikat që duhet të ketë pasardhësi i Ilir Metës.

21:18
Evakuohen me sukses 79 civilë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit

Administratori ushtarak rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko njoftoi ditën e sotme se 79 ukrainas janë evakuuar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

21:16
Petkoviq: Marrëveshja e përkohshme për targat është ende në fuqi

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në mungesë të një marrëveshjeje të përhershme për targat, regjimi i mbulimit me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa do të vazhdojë.

20:59
Strakosha nuk shkon në stërvitje, alarmohet Sarri

Lazio do të ketë një përballje të vështirë këtë të diel, ndërsa do të ndeshet në orë 20:45 me kryesuesit e Seria A Milanin.

20:51
Fotografohet për herë të parë rrëqebulli i Ballkanit në Parkun Kombëtar të Prespës

Në Parkun Kombëtar të Prespës është fotografuar për herë të parë rrëqebulli i Ballkanit, ndërsa ky lloj është prezent në Shqipëri prej 11 vitesh.

20:43
Moti i keq/ Drejtoria e Portit Vlorë jep alarmin: Mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit s’duhet të dalin në det

Drejtoria e Portit të Vlorës ka njoftuar ditën e sotme parashikimin për përkeqësim të motit gjatë mbrëmjes së të premtes dhe ditës së shtunë.

20:40
Fiks Fare/ Shteti dha me koncesion kontrollin e pompave të karburantit, investimet miliona euro hidhen “në kosh”

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një koncesioni në fushën e karburanteve, koncesion i cili rëndon direkt në xhepat e konsumatorëve.

20:30
Macron shton presionin ndaj Le Pen në një debat televiziv

Presidenti francez Emmanuel Macron kapërceu një pengesë të madhe në rrugën e rizgjedhjes me një qëndrim agresiv në debatin televiziv kundër kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, që sipas sondazheve arriti të bindë shumicën e shikuesve të votojnë për të, edhe pse ai ende shihet si arrogant.

20:09
Panairi i librit akademik/ Botimet e akademive të Shqipërisë dhe Kosovës

Për herë të parë do të zhvillohet një panair kushtuar librit akademik, i cili do të ketë vazhdimësi. Organizatorët janë Akademia e Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Kosovë.

20:08
Konflikti përshkallëzohet në raketa nga Gaza, që interceptohen nga sistemi ajror i Izraelit (VIDEO)

Është përshkallëzuar sot konflikti mes palestinezëve dhe ushtrisë së Izraelit teksa mjete raketore lëshoheshin nga Gaza, që dukej se neutralizoheshin nga sistemet mbrojtëse izraelite.

20:06
Magazina e verës u kap me 426 pasaporta shqiptare nga Parisi, MEPJ: Ishin të vjetra dhe jashtë përdorimit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pretendon se 426 pasaportat e gjetura në një magazinë vere, ishin të vjetra dhe kishin dalë jashtë përdorimit.

20:05
“Mirënjohës Turqisë”/ Veliaj vlerëson kontributin e dhënë në ditë të vështira

Darka e iftarit për besimtarët myslimanë e shtruar mbrëmë nga Ambasada e Turqisë në Tiranë, bëri bashkë personalitete të politikës, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

19:58
S’ka marrëveshje për targat/ Dështojnë bisedimet Kosovë-Serbi. Skadon marrëveshja e vjetër

Kosova e Serbia nuk u pajtuan të nënshkruajnë një marrëveshje finale për targat. Nga takimi gjithë ditor në Bruksel me ndërmjetësim të Miroslav Lajçak, palët nuk arritën të pajtoheshin për një zgjidhje për këtë çështje.

19:55
Të mëdhenjtë paguajnë më pak tatimet mblodhën me shumë taksa nga më të vegjlit

Kompanitë e mëdha në Shqipëri kanë ulur taksat që i paguajnë shtetit. Nga një analizë e shifrave pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të mëdhenj, e cila ka në fokus mbledhjen e të ardhurave nga kompanitë e mëdha në vend, barra tatimore në 34%. (TAB) në vitin 2021 ishte 47%.

19:51
Evazioni rëndon pensionet/ Pagat e ulëta apo të padeklaruara, të ardhurat e pamjaftueshme

Mbi 10 000 biznese të evidentuara me risk që fshihnin pagat reale të punonjësve duhet të bënin deklarimin real të tyre brenda janarit, por vetëm gjysma e subjekteve kanë reaguar duke i korrigjuar ato.

19:50
“E kam parë që është mërzitur”, babai i flet Efit për marrëdhënien me Mevlanin

Efi shpjegoi sot në studion e Për’puthen situatën e krijuar nga marrëdhënia e saj me Mevlanin.

19:46
Kontrabande “diplomatike”? Kapet mjeti me shishe vere dhe 426 pasaporta, vinte nga Parisi

Një hetim që synonte të godiste kontrabandën e alkoolit nga Franca drejt Shqipërisë, dhe që gjatë kontrolleve zbuloi në një magazinë vere 426 pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë e ka detyruar prokurorinë dhe policinë te devijojë hetimin dhe të kërkojë shkresa që vërtetojnë se korrieri Sami Xhebrahimi, që doli para gjykatës ishte i autorizuar për transportin e tyre.

19:44
Masakra e rusëve! Imazhet satelitore tregojnë prova të varrezave masive jashtë Mariupolit

Zyrtarët ukrainas të martën identifikuan vendndodhjen e varrezave masive të dukshme jashtë qytetit port të rrethuar ukrainas të Mariupolit – pretendime të forcuara nga publikimi i imazheve satelitore të mbledhura dhe analizuara nga Maxar Technologies.

19:32
“Presidenti, jo nga kuvendi”/ Rama ndërpret ëndrrën për deputetët, majtas e djathtas. Por..

Kryeministri Edi Rama është ndjekës i rregullt i Netflix, por në parlamentin ku ai kontrollon shumicën, ai nuk ka nevoje të flasë për ndonjë serial politik. Mjaft të tregojë përvojat e tij, kryesisht te dështuara, për zgjedhjen e kreut të shtetit.

19:16
Top Talk/Telefonata presidenciale për profesor Kristaq Kumen dhe reagimi i tij

Ish-kryetari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ndau për “Top Talk” mendimin e tij për zgjedhjet presidenciale.

19:04
Senatorja amerikane: Mbështesim aspiratat për integrime euro-atlantike të Kosovës

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senatin amerikan, u shprehu mbështetjen aspiratave të Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

19:01
Shuplaka i kthehet në ‘boomerang’, Will Smith pezullohet nga një tjetër projekt

Karriera e Will Smith duket se do të marrë një tjetër drejtim pas ngjarjes së shumëpërfolur në ceremoninë e 94-të e ndarjes së Oscar, e gjithë kjo për shkak të shuplakës që Smith i dha Chris Rock-ut.

18:44
Aksident i trefishtë në Tiranë, lëndohet i mituri 2-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pasditen të kësaj të enjteje në Tiranë në mbikalimin e Fabrikës së Miellit, ku janë përplasur tre mjete.

18:43
Zjarri gjigant në impjantin e armëve në Rusi lë të paktën shtatë të vdekur (fotot)

Një zjarr gjigant që ka shpërthyer në një impjant të prodhimit të armëve në rajonin perendimor Oblast të Rusisë ka lënë të paktën shtatë të vdekur dje pasdite, shkruan britanikja Daily Mail.

18:38
Estonia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht si gjenocid veprimet e Rusisë në Ukrainë

Estonia është bërë vendi i parë që ka njohur zyrtarisht si gjenocid veprimet e Rusisë në Ukrainë.

18:32
Me fyt të prerë, gjendet i vdekur avokati shqiptar në Itali/ Çfarë mbante në dorë (Detaje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali këtë të enjte, ku një 49-vjeçar shqiptar me profesion avokat është gjetur i vdekur.

18:31
“Mbyllesha në tualet”, Johnny Depp tregon detaje nga dhuna që ish-gruaja ka ushtruar ndaj tij

Aktori Johnny Depp po zhvillon një gjyq me ish-gruan e tij , Amber Heard i cili është shoqëruar me akuza të ndërsjellta nga të dyja palët.

18:10
Trump largohet nga intervista me gazetarin britanik kur provokohet për zgjedhjet, pretendon manipulim të pamjeve (fotot)

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka quajtur opinionistin e njohur britanik Piers Morgan “shumë i pandershëm” para se sipas pamjeve, të largohej nga intervista me të sepse po pyetej vazhdimisht për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020 prej manipulimit të votave.

18:09
Përfitoi 1.3 milionë euro nga partia, dënohet me 7 vite burg Nikola Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski është dënuar nga Gjykata e Shkupit me 7 vite burg ditën e sotme.

18:05
Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat, kryenegociatori shqiptar: Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

18:02
Paralajmërimi i Kim për Berishën/ Ironizon Paloka: A mund të na bësh një listë se çfarë lejohet të bëjmë në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka ironizuar postimin e Yuri Kim në lidhje me vërejtjen që i bëri ish-kryeministrit Berisha pasi shtyu në foltore kryetarin e përkohshëm të PD-së Enkelejd Alibeajn.

17:57
“Hakmerret” Putin/ I ndalon hyrjen në Rusi Mark Zuckerbergut dhe zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris

Rusia vendosi këtë të enjte ndalimin për hyrjen në vend për zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris dhe kreun e Facebook-ut, Mark Zuckerberg

17:54
Zbulohet shkaku i arrestimit të reperit ASAP Rocky

Reperi amerikan, ASAP Rocky  u arrestua ditën e djeshme në aeroportin e Los Angelosit, pasi u rikthye  nga pushimet së bashku me partneren e tij, Rihanna.

17:48
Lufta në Ukrainë zgjon kujtimet tek të moshuarit: Ne duhet të shihnim pa asnjë mbrojtje si lëshoheshin bombat mbi shtëpitë tona

Lufta në Ukrainë zgjon tek polakët e moshuar bashkë me solidaritetin për njerëzit në zonat e luftës edhe kujtimet dhe traumat e Luftës së Dytë Botërore.

17:43
Ndihma amerikane për Ukrainën/ Zelensky falenderon Biden: Mirënjohës, po shpëtoni jetë

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy, pas deklaratave të Biden në Shtëpinë e Bardhë, e ka falenderuar presidentin e SHBA-së për ndihmën shtesë ushtarake dhe ekonomike.

17:23
Vuçiç: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë, Serbia nuk mund të rrezikojë interesat kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

17:15
Pakistani dënon gjashtë njerëz me vdekje për linçimin e drejtuesit të fabrikës nga Sri Lanka për blasfemi (fotot)

Gjashtë njerëz janë dënuar dje me vdekje dhe dhjetra të tjerë me burgim nga një gjykatë në Pakistan, për vrasjen publike të një drejtuesi fabrike nga Sri Lanka që ishte akuzuar për blasfemi.

17:12
Emri/ Fshehu në bunker trupin e vdekur të shokut, kapet 29-vjeçari në Kamëz

Mariglen Isufi, 29 vjeç është arrestuar këtë të enjte pasi kishte fshehur trupin e pajetë të shokut të tij ditën e djeshme.

17:12
“Bashkohuni për Ukrainën”/ Biden tregon detaje të skemës së re të refugjatëve ukrainas

Presidenti Joe Biden, gjatë deklaratës së ditës së sotme në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar një program të ri i cili do t’i lejojë ukrainasit që ikin nga lufta me Rusinë të jetojnë përkohësisht në SHBA.

17:09
Biden merr vendimin: SHBA do të ndalojë anijet ruse nga portet e saj

SHBA do të ndalojë anijet që kanë lidhje me Rusinë nga portet e saj.

17:04
Drejtori i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi jep dorëheqjen

Vagit Alekperov, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka dhënë dorëheqjen si CEO i kompanisë së dytë më të madhe të naftës në Rusi, Lukoil.

17:00
Biden: Ofensiva ruse do të jetë më e kufizuar në gjeografikisht, por jo në aspektin e brutalitetit

Teksa presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë për Ukrainën, ai tha se presidenti rus Vladimir Putin do të ripërqendrojë pushtimin e tij në pjesën lindore të Ukrainës.

16:57
Bilanci i Covid/ 79 infektime në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete

79 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit me Covid dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete.

16:56
Më shumë se 7.7 milionë ukrainas u zhvendosën brenda vendit për t’i shpëtuar sulmeve

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka publikuar një statistikë të civilëve të zhvendosur brenda vendit,  për shkak të sulmeve Ruse prej disa javësh.

16:48
Sondazhi, shumica e amerikanëve mendojnë se Biden nuk është mjaft i ashpër me Rusisë

Shumë amerikanë vazhdojnë të ngrejnë pikëpyetje nëse Presidenti Joe Biden është treguar mjaftueshëm i ashpër me përgjigjen e tij ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

16:41
Aktorja legjendare e ‘Dirty Dancing’ thotë se operacioni në hundë ‘i prishi identitetin dhe karrierën’ (fotot)

Aktorja amerikane Jennifer Grey e njohur për rolin e saj në filmin legjendar “Dirty Dancing” përkrah Patrick Swayze, kishte bërë një operacion estetik në hundë pas suksesit me filmin në vitin 1987.

16:38
Shtyu Alibeajn në foltore, Yuri Kim paralajmëron Berishën: Akte që i përkasin të shkuarës, të mos përsëriten!

Skema të pakëndshme kanë shoqëruar ditën e sotme seancën plenare në Kuvend, të cilat nuk do të mund të shpëtonin pa u ‘ndëshkuar’ nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

16:35
Automatik, snajper, municion ushtarak dhe fara kanabisi/ Shpallet në kërkim 53-vjeçari në Tropojë

Një 53-vjeçar që mbante armë pa leje është shpallur në kërkim në Tropojë.

16:30
Biden ofron 800 milionë dollarë të tjera ndihma për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka njoftuar një paketë shtesë me ndihmë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

16:27
Nuk iu bind ndalimit të policisë/ Aksidentoi një person dhe përplasi një makinë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe si pasojë aksidentoi një shtetas dhe përplasi një automjet.

16:15
Johnny Depp tregon në gjyq se nuk e ka parë kurrë filmin e vet ‘Piratët e Karaibeve’ (fotot)

Aktori amerikan Johnny Depp ka zbuluar së fundmi se nuk e ka parë kurë filmin ku është protagonist “Piratët e Karaibeve” teksa dha dëshminë në gjyqin ku kërkon $50 milionë dëmshpërblim nga ish-bashkëshortja Amber Heard per shpifje.

16:13
Një makinë qëndroi para godinës/ Del videoja, zjarri në zyrën e noterit në Lezhë, dyshohet i qëllimshëm

Zjarri i rënë një ditë më parë në zyrën e noterisë në Lezhë nën pronësinë e noterit Vasil Martini nga hetimet paraprake dyshohet të ketë qënë i qëllimshëm.

15:55
Komplikacione post-covid/ Ish-Presidenti Bujar Nishani shtrohet në spital

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është shtruar sot me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës.

15:42
I përfshirë në skena korruptive/ Apeli i GJKKO dënon me burg ish-drejtorin e burgut 313

Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja’ Eduart Struga është dënuar nga GJKKO me 2 vite e 6 muaj burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish drejtorin i cili tashmë do rikthet në qelitë që ka drejtuar, pasi ai u hetua në gjëndje të lirë. Togat e zeza të Apelit kanë lënë në fuqi vendimin edhe për dy të pandehurit e tjerë.

15:34
Targat/ Lajçak reagon pas takimit me kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë: Jemi në rrugë të mbarë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit me kryenegociatorët e dy vendeve.

15:27
Shimpanzetë e refuzuara të laboratoreve lëshohen në ishullin e pabanuar liberian pas vitesh torture (fotot)

Një grup prej 65 shimpanzesh – të mbijetuar nga rreth 400 ish-subjekte testimesh laboratorike dhe eksperimentesh të financuara nga SHBA, janë tashmë të aftë të shijojnë pjesën e mbetur të jetës duke ngrënë fruta e duke marrë kujdesje, pasi u lëshuan në gjashtë ishuj të pabanuar lumenjsh në Liberi.

15:22
Çmimet “Kadare”, e fiton Vera Bekteshi me “Pusulla të verdha”

Me romanin “Pusulla të Verdha” Vera Bekteshi fiton çmimin letrar “Kadare”.

15:17
Spanja në alarm nga varianti XE i Covid 19: Po përhapet shumë shpejt!

Autoritetet shëndetësore spanjolle nuk e fshehën shqetësimin pasi Qendra e Shëndetit dhe Emergjencave të vendit zbuloi praninë e variantit të ri XE të koronavirusit.

15:14
Qëndrimi ndaj Amerikës. Rama: Nëse zgjidhet Berisha, ndërpresim marrëdhëniet me PD

Qëndrimi i amerikanëve për politikën në Shqipëri u përdor sot nga të dyja partite politike në favor të tyre.

15:07
BE paralajmëron hapur Serbinë: Qëndrim ndaj Rusisë, ose “nuk ka negociata”!

Qëndrimi i Beogradit i përshkruar si asnjëanës mes Perëndimit e Rusisë, mund të mos zgjasë dot shumë.

15:03
S’ka naftë për anijet! Ndalon peshkimi në Vlorë, asnjë peshkarexhë në det

Rritja e fortë e çmimit të karburanteve ka detyruar peshkatarët në Vlorë të fikin motorrët e anijeve të peshkimit.

15:02
Vezët e Pashkës, sot dita e ngjyerjes në Korçë

Vezët e kuqe të Pashkës janë një prej traditave që zonjat korçare e kanë ruajtur me fanatizëm.

15:02
Berisha-Alibeaj kapen fizikisht. Nga debatet për presidentin në grup, Berisha “shpërthen” në foltore

Bashkëjetesa e demokratëve në grupin parlamentar duket një mision i pamundur.

14:58
Kujtim Meta u qëllua me pistoletë me silenciator, të paqarta motivet e atentatit

Kur kanë kaluar 24 orë pas breshërisë së plumbave të qitura nga pistoletë me silenciator të cilat lanë pas të plagosur rëndë 44-vjeçarin Kujtim Meta, policia ka në dorë vetëm gëzhojat.

14:24
Ronaldo falënderon “Anfieldin”: Nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment

Ndeshja e javës së 30-të të Premier League-s, Liverpool-Manchester United (4-0), u ndërpre për pak çaste në minutën e 7-të, kur publiku i pranishëm në “Anfield” nisi të duartrokiste dhe të këndonte “You’ll Never Walk Alone” për të treguar mbështetjen Cristiano Ronaldo, që vetëm një ditë më parë kishte humbur një nga binjakët.

14:13
Armëmbajtje pa leje, shitje narkotikësh dhe moskallëzim krimi, dy të arrestuar në Tiranë

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me armë pa leje dhe lëndë narkotike.

14:11
Analiza/ Fundi i Perandorisë Ruse? Me luftën në Ukrainë, në lojë është shumë më tepër sesa karriera e Putinit

Ndërsa Rusia dhe Ukraina po përgatiten për atë që mund të jetë beteja më e madhe e tankeve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ardhmja e luftës së nisur nga Vladimir Putin mbetet e pamundur të parashikohet.

14:05
“Nuk do e lëmë vetëm Ukrainën”, kryeministrat e Spanjës e Danimarkës shkojnë në Borodianka

Kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

13:59
Kineastja u vra gjatë filmimeve, producentët e “Rust”, “ia hedhin” me gjobë!

Gjobë dhe kritika të ashpra nga autoritetet për mosndjekje të udhëzimeve të sigurisë, ky ishte ndëshkimi për producentët e filmit Rust, një kineaste e të cilit u qëllua për vdekje gjatë xhirimeve nga aktori Alec Baldwin.

13:52
“Putin anulon sulmin ndaj Azovstal”, pranë Kievit trupa me shenja torturash

Mizoritë në Ukrainë, nuk kanë fund. Trupat e nëntë civilëve, disa prej të cilëve me shenja të qarta torture, u gjetën në qytetin Borodyanka, në afërsi të Kievit.

13:46
Gjermaninë e “mbysin” emigrantët: Një në katër vetë, ka prejardhje emigracioni

Gjermania shënon një rritje aq të madhe të qytetarëve me “prejardhje emigracioni”, sa llogaritet se aktualisht, një në katër banorë të vendit është i tillë.

13:36
Goditi policin pasi refuzoi të paguante gjobën, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar që goditi një polic këtë mëngjes u vu në pranga.

13:29
Kosova, përplasje të forta me Serbinë në OKB: Krenari për trimat e UÇK-së!

Kosova dhe Serbia janë përplasur ashpër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u shqyrtua raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

13:25
“BE të mbajë premtimet”, debat në parlamentin europian për Kosovën

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme është zhvilluar debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë.

13:24
“Satana e Rusisë fshin të gjithë Anglinë”/ Pentagoni minimizon: Nuk është kërcënim për ne

Rusia trumpetoi me të madhe testin e parë të raketës së saj balistike ndërkontinentale, Sarmat, që është raketë e re në arsenalin e saj bërthamor.

13:14
Macron në avantazh me pikë, fiton “duelin televiziv” me Le Pen: Ke lidhje me Rusinë!

Duket se pas duelit të fortë televiziv mes tyre, ishte Emmanuel Macron ai që i bindi më shumë zgjedhësit francezë.

13:06
Operacioni antidrogë në Korçë zbuloi një lloj të ri lënde narkotike, çfarë është “Bonzai”?

Në operacionin antidrogë që u zhvillua këto ditë në Korçë janë sekuestruar lloje të ndryshme të lëndëve narkotike, mes të cilave një lloj droge, e kapur për herë të parë në Shqipëri.

13:00
“Trimat në sallë të flasin për ‘non gratat’, Alibeaj shigjeton Berishën dhe i drejtohet Ramës: Po shijon votat e krimit

Në vijim të seancën plenare, Enkelejd Alibeaj zgjodhi të flasë nga vendi.

12:56
Sportistët ukrainas në Shqipëri, do marrin pjesë në kampionatin e atletikës

Prej më se tre javësh, tetë atletë ukrainas dhe dy trajnerët e tyre stërviten në Elbasan në përgatitjet e tyre për kampionatet ndërkombëtare që do të marrin pjesë.

12:45
Rama ‘këshillon’ demokratët të mësojnë nga gabimet e Bashës: Ia kisha thënë…

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje mungesën e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në kuvend dhe këshillon demokratët të mos ndjekin shembullin e tij.

12:29
Presidenti i ri/ Alibeaj bën bashkë Berishën e Ramën: Falë marrëveshjes së 2008, sot mund të zgjedhë e vetme shumica

Në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj hoqi vija të ngjashme mes ish kryeministrit Berisha dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

12:24
Shtyu në seancë Alibeajn/ Berisha zhvendos vëmendjen i përmend Ramës incidentin për maskën në avion

Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, ish kryeministri Berisha është përpjekur të zhvendosë vemendjen pas incidentit me Alibeajn në seancë, duke i kujtuar Ramës incidentin në avion për mbajtjen e maskës covid.

12:22
Pasi shtyu nga Foltorja Alibeajn, Berisha kapet dhe me Nikollën: Po vazhdove në këtë mënyrë…

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla i tha Sali Berishës se gjesti i tij për të shtyrë nga Foltorja Enkelejd Alibeajn ishte i turpshëm dhe i tha të kërkojë ndjesë.

12:12
“Proces mafioz për Presidentin”/ Berisha: Emrat sekret në zarfe për të zgjedhur atë që do Rama

Një proces tipik mafioz e ka konsideruar ish kryeministri Berisha procedurën e ndjekur nga PS për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

12:04
Berisha flet jashtë parlamentit pas incidentit me Alibeajn: Ishte keqkuptim

Një keqkuptim e ka cilësuar Sali Berisha incidentin që ndodhi me Enkelejd Alibeajn, të cilin e shtyu nga foltorja e kuvendit.

11:55
Berisha shtyn në Foltore Alibeajn, kërkon të marrë fjalën t’i përgjigjet Ramës/ Nikolla: Çfarë bëhet kështu!

Me situata të pakëndshme është shoqëruar seanca plenare.

11:47
“Me Saliun s’kemi punë’/ Rama për Presidentin ri: Për ne është i vdekur! Nëse e zgjidhni në krye të PD, ndërpresim marrëdhëniet

PS nuk do të negociojë me Berishën për Presidentin e ri, e madje nëse PD e zgjedh në krye të saj, do të ndërpresë cdo marrëdhënie me të. Deklarata vjen nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare

11:43
Përzgjedhja e Presidentit të ri/ Rama: Më parë bënim shfaqje, sot kemi një proces normal edhe pse i kemi votat

Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë sot në seancë plenare, ndërsa ka kujtuar proceset e zhvilluara për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Rama i konsideroi proceset e kryera shfaqje të shëmtuara teatrale, ndërsa theksoi se pasuesin e Ilir Metës në presidencë, do bëjnë cdo përpjekje për ta zgjedhur në një proces normal.

11:26
Presidenti i ri/ Alibeaj: Do të bëjmë detyrën tonë, do të dalim me emër të përbashkët

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike tha se Grupi Parlamentar “do të bëjë detyrën që i takon në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri”.

11:26
Në kërkim për kultivim kanabisi, pranga 53-vjecarit në Shkodër

Ishte në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 53 vjecari në Shkodër.

11:20
Aleati i Putin: Rusia do të pushtojë sot Mariupolin

Një aleat kryesor i presidentit Vladimir Putin tha se forcat ruse do të kapin bastionin e fundit kryesor të rezistencës në qytetin e rrethuar të Mariupolit të enjten (21 prill), pasi Ukraina propozoi bisedime për evakuimin e trupave dhe civilëve atje.

11:06
Operacioni në Mitrovicë, sekuestrohen 56.8 kg marihuanë, 6 të arrestuar mes tyre 3 nga Shqipëria

Gjatë persona të arrestuar dhe rreth 57 kg drogë e sekuestruar është bilanci i operacionit të policisë së Kosovës në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë.

10:40
Opozita nuk do japë propozime për Presidentin? Sula: S’kemi fituar asgjë nga bojkotet!

Deputeti Dash Sula i ka kërkuar Grupit Parlamentar të PD-së të japë propozimin për emrin e Presidentit, pasi thotë se “është parë që nga bojkotet nuk fitojmë asgjë”.

10:36
Pas një viti hetim, vazhdon operacioni antidrogë në Korçë, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar këtë të enjte në Korçë, duke e çuar në 19 numrin e të ndaluarve për trafikm të lëndëve narkotike në qytet.