Senegali ia doli të triumfojë 1-2 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit në grup dhe të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, rezultat ky që përsëritet për herë të dytë në historinë e vendit afrikan.

Herën e parë ka ndodhur në 2002-shin, kur ai që është aktualisht trajner, Aliou Cisse, mbante shiritin e kapitenit, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes me Ekuadorin, ka nisur festa edhe në të gjithë Senegalin.

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Dakarit, ndërsa mediat vendase raportojnë për festë të madhe në të gjithë qytetet e Senegalit, me njerëzit që po e përjetojnë si një arritje të jashtëzakonshme këtë kualifikim.

Top Channel