Koncerti i Dua Lipës, ish-këshilltari i opozitës Dritan Shano: Bravo kush e mundësoi, preferoj 1000 herë këtë imazh sesa Tortën e Pavarësisë

29/11/2022 20:22

Ish-këshilltari i opozitës Dritan Shano ka përgëzuar kryebashkiakun Erion Veliaj që solli në Tiranë yllin muzikor Dua Lipa për koncertin e djeshëm, pamje të cilat pushtuan gjithë mediat botërore.

Shano, që për shumë kohë ka qenë këshilltari i opozitës, ka ironizuar dhe tortën e famshme të Lulzim Bashës kryetar bashkie aso kohe dhe të Sali Berishës kryeministër që njollosën si mos më keq jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë, festën më të madhe të shqiptarëve.

“Siç kam thënë më parë, vajzën e Shqipërisë dhe Kosovës Dua Lipa e njohin edhe pinguinët në Antarktidë.
E vetme kryen punën e 47 Ministrive të Jashtme të Shqipërisë e Kosovës.
Preferoj 1000 herë këtë imazh sesa Tortën e Pavarësisë.
Bravo kush e mundësoi (e dini të gjithë) !!!”, shkruan Shano.

Top Channel