Athina ndez dritat kuqezi, Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis: Mesazh i madh miqësie mes popujve tanë 

30/11/2022 08:40

Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festën e shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një postim në “Twitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

Falënderoj mikun tim të dashur @KBakoyannis për ndriçimin e Sheshin Omonia. në Athinë, me ngjyrat e flamurit shqiptar Kuq e Zi për ditët tona kombëtare! Ai e ka bërë këtë që kur u bë kryebashkiak i kryeqytetit grek, duke dërguar një mesazh të madh miqësie mes popujve tanë”, shkruan Veliaj.

Top Channel