Irani dhe SHBA janë gati për “finalen” e zjarrtë në grupin B. Fitorja është alternativa e vetme për kombëtaren amerikane, ndërkohë që Irani mund të kualifikohet edhe me barazim, gjithmonë nëse Uellsi nuk bën surprizën duke mposhtur Anglinë në takimin tjetër të grupit.

Trajnerët Gregg Berhalter dhe Carlos Queiroz kanë zgjedhur titullarët e betejës që do zhvillohet në “Al Thumama Stadium”, Doha. Berhalter ka bërë dy ndryshime në formacion krahasuar me sfidën ndaj Anglisë, që përfundoi në barazim 1-1.

Sulmuesi i Norwich, Joshua Sergent është preferuar ndaj Haji Wright në qendër të sulmit, ndërkohë që Cameron Carter-Vickers ka fituar balotazhin me Walker Zimmerman në qendër të mbrojtjes së SHBA.

Irani vjen me moral të lartë pas triumfit ndaj Uellsit dhe tekniku portugez ka ndryshuar vetëm titullarin e portës. Queiroz ka zgjedhur t’i besojë nga minuta e parë portierit Alireza Beiranvand në vend të Hossein Hosseini. Ndeshja fillin në orën 20:00.

Kupa e Botës-Katar 2022-Grupi B

IRAN-SHBA 0-1 (Pulisic 38′)

Kronika e ndeshjes:

82′ Lojtarët e Iranit pretendojnë për penallti, arbitri spanjoll vijon lojën.

71′ Irani në kërkim të golit të barazimit. Saeid Ezatolahi tenton trekëndëshin e portës amerikane, topi mbi tra.

65′ Aksion i bukur i Iranit, Saman Ghoddos tremb SHBA me kthesën e tij! topi ngjitur me shtyllë, arbitri vërshëllen për faull të Mehdi Taremit në sulm.

45+7′ Sprint fantastik i Timothy Weah, sulmuesi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur me të jashtmen, anulohet goli i SHBA për pozicion të parregullt!

45′ Dalje e shpejtë e SHBA, Weah gabon në fund, largon rrezikun mbrojtja iraniane.

38′ Gooooooool! SHBA në avantazh. Pulisic finalizon një aksion të bukur të skuadrës së tij. Asist i Dest, gol i lojtarit të Chelsea, i cili dëmtohet.

33′ Sërish i rrezikshëm Weah, gjuajtja e sulmuesit të SHBA përfundon mbi tra.

28′ Mundësi shumë e mirë për Timothy Weah, por sulmuesi i Lille gjuan lehtë me kokë.

11′ SHBA rrezikon me Christian Pulisic, lojtari i Chelsea gjuan me kokë, pret portieri iranian.

Top Channel