Më shumë tanke kundërajrore do të dërgohen në Ukrainë, kancelari gjerman premton sërish ndihma

29/11/2022 21:51

Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi këtë të martë se do të dërgojë më shumë tanke anti-ajrore Gepard në Ukrainë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar atë sistem shumë efikas”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi me organizatat financiare dhe ekonomike botërore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një telefonatë me Scholz-it për sulmet ajrore ruse mbi infrastrukturën civile, furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

Sipas CNN kancelari dënoi bombardimet e vazhdueshme dhe siguroi Ukrainën për ndihmë të mëtejshme afatshkurtër.

“Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen shumë të gjithanshme të Gjermanisë në terma monetarë, por edhe në aspektin e dërgesave të armëve, sepse artileria dhe sistemet e mbrojtjes ajrore që ne ofrojmë kanë një ndikim shumë domethënës në aftësinë e Ukrainës për të garantuar integritetin dhe sovranitetin e saj”, tha Scholz.

Deri më sot, qeveria gjermane ka ofruar ndihmë financiare afatshkurtër për riparimin e infrastrukturës energjetike në shumën prej rreth 56 milionë euro (rreth 58 milionë dollarë). Gjermania po siguron gjithashtu mbi 350 gjeneratorë pasi Ukraina vuan nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të granatimeve ruse.

Scholz përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe rindërtimin afatgjatë.

Ai shtoi se oferta gjermane për sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot për Poloninë nuk ishte jashtë tryezës, pasi raketat e humbura goditën vendin më 15 nëntor.

Top Channel