Inside Story/ Ekskluzive! Detaje nga dosja hetimore, pilotët e helikopterit që transportonte Pashkon të pa trajnuar për fluturime natën

29/11/2022 22:32

Dëshmi të tjera të zbardhura nga dosja voluminoze hedhin dritë mbi faktin se si pilotët shmangnin fluturimet natën.

Ata kërkonin gjithmonë që udhëtimet të kryheshin ditën duke qenë se Shqipëria nuk kishte infrastrukturën e duhur ajrore.

Sipas një bisede që kam pasur me komandantin e helikopterit Bell 222 ai më ka thënë se për fluturimet natën të cilat ai i quante Instrumental Flight Rules, ai dhe piloti tjetër nuk kishin kryer kursin e nevojshëm të trajnimit. I cili duhej të kryhej nga instruktorë të licencuar.

Një tjetër dëshmi që shton akoma më shumë dyshimet vjen edhe nga kontrollori i aftësive të pilotit.

Gjatë kohës që kam qenë unë në atë detyrë kam kontrolluar aftësitë e pilotit Vangjel Çondi. Ky pilot ka qenë i licencuar vetëm për fluturimet VFR.

Me kërkesë të pilotit Çondi fluturimet natën janë shmangur ashtu si raste urgjente apo të programuara.

Pra edhe sipas kësaj dëshmi rezulton se pilotët nuk kanë qenë të licencuar për fluturime natën.

Duke mos harruar të theksojmë se pilotët që kishin fluturuar ditën janë nxjerrë përsëri në fluturim pa pushuar 6 orës, sipas rregullores.

Top Channel