Tetë raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar nga 123 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.

2 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në Tiranë, dy në Gjirokastër, dy në Tepelenë dhe nga 1 qytetarë në Kamëz, Sarandë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 145 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

19 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,485 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 123

Testime totale 2,008,764
Raste pozitive 332,224
Raste të shëruara 328,485
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Gjirokastër 12
Berat 4
Fier 2
Vlorë 2

Shkodër 1
Elbasan 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1

Top Channel