Lideret e Zelandës së Re dhe Finlandës hedhin poshtë pretendimin se u takuan për shkak të moshës dhe gjinisë së njëjtë

30/11/2022 10:59

Jacinda Ardern dhe Sanna Marin kanë hedhur poshtë pretendimin se ata organizuan një takim pasi janë në të moshë të përafërt.

Në një konferencë shtypi në Auckland, Sanna Marin e Finlandës dhe Jacinda Ardern e Zelandës së Re thanë se u takuan sepse janë kryeministre, jo sepse janë të dyja lidere femra.

“Për shkak se dy gra takohen nuk është thjesht për shkak të gjinisë së tyre,” tha ajo.

Një gazetar i Zelandës së Re pyeti për arsyen e bisedimeve, duke thënë: “Shumë njerëz do të pyesin a po takoheni vetëm sepse jeni të ngjashme në moshë.”

Ardern e ndërpreu pyetjen për të thënë se ajo pyeste veten nëse dikush i ka pyetur ndonjëherë Barack Obamën dhe John Key nëse janë takuar sepse ishin të moshës së njëjtë, të cilët kanë lindur të dy në vitin 1961.

“Ne, sigurisht, kemi një përqindje më të lartë të burrave në politikë, është realitet. Për shkak se dy gra takohen, nuk është thjesht për shkak të gjinisë së tyre”, shtoi 42-vjeçarja Ardern.

Më pas renditi marrëdhëniet tregtare midis vendeve, duke shtuar se takimi është një shans për të shfrytëzuar mundësitë ekonomike midis dy vendeve.

“Është detyra jonë ta çojmë përpara, pavarësisht gjinisë sonë”, përfundoi ajo.

Marin, 37 vjeç, e cila ndodhet në Zelandën e Re në turneun e saj të parë zyrtar dhe është kryeministrja e parë finlandeze që viziton vendin, ra dakord dhe tha se ata u takuan sepse ishin kryeministre.

Ardern tha se ata mbështesin Ukrainën pas pushtimit rus dhe se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla mbi të cilin mbështeten vendet e tyre është nën presion për shkak të konfliktit, ndërsa u diskutua edhe për protestat e fundit në Iran.

Top Channel