110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në disa qytete të Greqisë nga emigrantë të shumtë që jetojnë e punojnë atje.

Festimet nisën nën tingujt e himnit kombëtar.

Me rastin e kësaj ditë të shënuar për mbarë shqiptarët, emigrantët në vendin fqinj, organizuan aktivitete me këngë shqiptare

Festës së Pavarësisë së Shqipërisë në Athinë ju bashkuan edhe deputetë e ministra të qeverisë greke.

Ndërsa Bashkia e Athinës për të dytin vit rresht ndezi me ngjyrat kuq e zi shatërvanin e sheshit “Omonia”.

Këtë vit festimet janë mbështetur edhe prej digitalb që ka prezantuar pranë emigrantëve gamën e gjerë të paketave televizive, për tu sjellë atyre më pranë atdheun

Top Channel